LAJMI I FUNDIT:

Spitalet e Strugës kanë mungesë të kuadrit, mjekët dhe infermierët ikin jashtë (Video)

Spitalet e Strugës kanë mungesë të kuadrit, mjekët dhe infermierët ikin jashtë (Video)

Dy spitalet e Strugës, Qendra për dializë dhe spitali i përgjithshëm i qytetit, kanë dorëzuar deri te ministri i ri i Shëndetësisë një kërkesë për 73 punësime të reja. Arsyeja për kërkesat për punësime të reja është se një pjesë e të punësuarve të tanishëm largohen ose tashmë kanë shkuar në pension, ndërsa spitalet kanë edhe nevojë për mjekë specialistë dhe kuadër të rregullt mjekësor, raporton Alsat M.

Nga Qendra për dializë kërkojnë gjashtë mjekë, dy infermiere, dy teknikë laborantë, pesë infermierë, pastruese, ekspert të informatikës, psikolog, vozitës dhe punëtor për në kuzhinë.


Nga Spitali i përgjithshëm kanë nevojë për 48 punësime të reja prej të cilave 16 kërkohet të jenë doktorë, 18 infermiere, dy infermierë, derisa pjesa tjetër administrator dhe personel tjetër teknik. Gjendja më kritike ka qenë në repartin gjinekologjik, interno dhe atë për fëmijë, të cilat mund të mbeten pa numrin e nevojshëm të mjekëve.

Ministri i shëndetësisë Arben Taravari konfirmoi informacionin për mungesën e kuadrove dhe shtoi se së shpejti priten punësime të reja.

Gjithandej kërkohen dhe së shpejti, unë shpresoj se do të ketë edhe punësime të reja – deklaroi Ministri i shëndetësisë Arben Taravari.

Gjatë viteve të kaluara shumë mjekë, infermiere dhe infermierë u larguan për punë jashtë vendit, kryesisht në Gjermani, ndërsa kjo tendencë vazhdon. Për shkak të kësaj ekziston mundësia plotësuese që ky rajon i Maqedonisë gjatë viteve të ardhshme eventualisht të përballet me mungesë të personelit mjekësor. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Alarmoi drejtori i Antikorrupsionit, deputeti Basha kërkon të hetohet rasti i politikanit që fshehu 5 milionë euro në bankën e Zvicrës

Lajme
Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Gjatë luftës në Kosovë, nana e ktheu fëmijën që po qante drejt kamerës e i tha: Bija e nanës tregoji botës se çka po na bëjnë!

Lajme
Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta

Analistët: Pahor e njeh rajonin, por si emisar i BE-së s'mund ta "transformojë" dialogun

Lajme
Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Momenti kur Edi Rama u përkulet shqiptarëve në Greqi

Lajme
Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Kosovë: Asociacioni, kusht që nuk lidhet me Këshillin e Evropës

Lajme
Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Nesër takohen Kurti e Krasniqi, në tavolinë dy tema

Politikë
Kalo në kategori