LAJMI I FUNDIT:

Speca të tharë të mbushur me groshë

Speca të tharë të mbushur me groshë

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 300 gr groshë
* 1 qepë
* 1 filxhan kafeje oriz
* 50 gr arra të bluara
* 12 speca të tharë, më të mëdhenj
* 4 lugë pure domatesh ose salcë më të dendur
* gjalpë ose vaj ulliri
* piper i kuq dhe i zi, kripë, vegetë
* disa fletë naneje ose nane e tharë,sipas dëshirës ruzmarinë dhe erëza të tjera.

Grosha ulet në mbrëmje, pastaj derdhet uji i valës së parë dhe zihet në zjarr të ulët gjersa të zbuten kokrrat. Fërgohet qepa gjersa të zbutet. Hidhet specall (biber i kuq), 3/4 e salcës së domateve dhe në atë masë derdhet grosha pa ujë. Hidhet kripë, piper, vegetë, nane, erëza sipas dëshirës, arrat e bluara dhe orizi. Masa përzihet me kujdes në mënyrë që kokrrat e groshës mos të ndrydhen. Specat pastrohen nga farat,përvëlohen dhe në valë qëndrojnë afro ½ orë. Me masën e groshës mbushen specat. Hidhet salca e mbetur e përzier me ujë, përderisa të mbulohen specat dhe pak vegetë mbi speca. Tava futet në furrë të nxehtë me temperaturë 200 gradë Celsius shkalla e ulët e furrës dhe piqen për ½ orë. Shërbehet me pogaçe ose bukë misri./Telegrafi/