Sektori i Punëve të Brendshme (SPB) Tetovë sot nisi me realizimin e projektit edukativ dhe parandalues “Surfo, por me kujdes shpërndaj” ndërsa bartës i projektit është Reparti për parandalim në bashkëpunim me vetëqeverisjet lokale.

Në projekt do të përfshihen 3.500 nxënës të klasave të 7-ta nga 215 paralele, në 92 shkolla fillore të Tetovës dhe Gostivarit, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Zyrtarë policorë profesional, në orë të posaçme do t’u shpjegojnë si dhe në çka duhet të kenë kujdes kur shpërndajnë të dhëna personale dhe fotografi në rrjetet sociale, përkatësisht në mënyrë më efikase të mbrohen nga keqpërdorimin e të dhënave të tyre, fotografimet apo video incizimet e filmuara”, thonë nga SPB Tetovë.

Nxënësit do të njoftohet edhe me pasojat ligjore nëse ata keqpërdorin të dhëna personale të personave tjerë. Projekti është planifikuar të zgjasë deri në muajin e ardhshëm, ndërsa qëllimi është që nxënësit të mbrohen nga keqpërdorimet e mundshme në rrjetet sociale./Telegrafi/