LAJMI I FUNDIT:

Spasovski: Sistemi i burgjeve duhet të forcohet

Spasovski: Sistemi i burgjeve duhet të forcohet

Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski, ka folur për raportin e DASH për të Drejtat e Njeriut, në të cilin vërehet trajtimi i dobët i të burgosurve, mbipopullimi nëpër burgje dhe korrupsioni i gardianëve, përkatësisht i stafit të policisë së burgjeve.

Spasovski u pajtua se është përshkrim real i situatës dhe përshkrim nga i cili do të duhet të fillojmë ndryshimin e tyre.


“Gjërat janë zbuluar drejt, sa i përket në radhë të parë sistemit të burgjeve. Fjala vjen, ne si MPB së fundmi kemi pasur aksione në burgun e Idrizovës, para së gjithash për krim dhe korrupsion, gjatë të cilave kemi arrestuar disa persona të cilët tashmë janë vënë para drejtësisë. Dhe pak ditë më parë, në bashkëpunim me Agjencinë e Sigurisë Kombëtare dhe Prokurorinë Publike, zbuluam një tjetër aktivitet të madh kriminal në burgun e Idrizovës – hapjen e tunelit. E gjithë kjo tregon se sistemi i burgjeve duhet të forcohet gjithnjë e më shumë dhe MPB-ja është në dispozicion në kuadër të kompetencave të saj për të dhënë mbështetjen e saj”, theksoi ministri Spasovski.

Lidhur me vërejtjet për rastet e vërejtura të përdorimit të tepruar të forcës nga ana e policëve, Spasovski theksoi se MPB ka zbatuar reforma për forcimin e Departamentit për kontroll të brendshëm dhe standarde profesionale, të cilat kanë për qëllim forcimin e integritetit të zyrtarëve policorë.

“Të gjitha këto mekanizma ofrojnë mundësi që qytetarët të raportojnë çdo sjellje të paligjshme. Tashmë kemi raste konkrete në të cilat janë duke u zhvilluar procedime penale ndaj punonjësve të policisë. Ky është qëllimi i sistemit, ato dukuri nuk janë zhdukur në asnjë vend të botës, por ne po krijojmë mekanizëm që sistemi t’i përgjigjet të gjitha sfidave të tilla dhe ky është qëllimi ynë përfundimtar”, tha ministri Spasovski.

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori