LAJMI I FUNDIT:

Spanja u ndan të rinjve nga 20 mijë euro?

Spanja u ndan të rinjve nga 20 mijë euro?

Ministrja spanjolle e Punës, Yolanda Diaz ka propozuar një skemë për të trajtuar pabarazinë sociale.

Skema përfshin dhënien e 20 mijë euro për çdo të rinj, të cilat kur të mbushin 18 vjeç, mund t’i shpenzojnë për studime, trajnime ose hapje biznesi.

Sipas platformës së ministres, e cila shpalli strategjinë përpara zgjedhjeve të përgjithshme të jashtëzakonshme në Spanjë, të cilat do të mbahen më 23 korrik, nisma do të kushtonte 10 miliardë euro, të cilat do të mblidheshin nga taksat e të pasurve.

Siç u tha, qëllimi është garantimi i mundësive të barabarta për të gjithë, pavarësisht prejardhjes familjare apo të ardhurave.

Pagesat, të cilat do të fillonin kur të rinjtë të mbushin 18 vjeç dhe do të zgjasin deri në moshën 23 vjeç, do të shoqërohen me mbështetje administrative për të ndihmuar njerëzit të studiojnë, trajnohen ose të fillojnë bizneset e tyre.

Në platformën e ministrit, vlerësohet se kjo do të arrijë në 0.8 për qind të GJDP-së së Spanjës, raporton theguardian.

Ministrja Diaz, e rritur në një familje komuniste, tha se ajo vetë nuk mund të ndiqte ëndrrat e saj për t’u bërë inspektore punësimi, sepse nuk kishte para të mjaftueshme për të studiuar, pasi vjen nga një prejardhje e klasës punëtore.

Ndërsa, propozimi i saj hasi në kundërshtimin e partnerëve të koalicionit qeverisës dhe opozitës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Mbi 169 prona të Kosovës jashtë territorit, “Trepça” kërkon kthimin vetëm të atyre brenda Kosovës

Ekonomi
Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

Njoftim për shqiptarët e Gjermanisë dhe Zvicrës të cilët duan të udhëtojnë drejt Kosovës

AlbaSky
Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita - Dashuria dhe puna e palodhshme e më shumë se 1500 fermerëve!

Qumështorja Vita
Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Dukagjini Resort – Ky është projekti përrallor 80 milionësh që do ta transformojë këtë pjesë të Shëngjinit

Ekonomi
Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub prezenton metodën 4 orë punë të premteve

Creative Hub Kosovo
Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Siguria në udhëtim, PrishtinaTicket është anëtare e Swiss Travel Security

Prishtina Ticket
Kalo në kategori