LAJMI I FUNDIT:

Spanja po e “shkatërron” Kroacinë pas 45 minutave të para

Spanja po e “shkatërron” Kroacinë pas 45 minutave të para

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes hapëse të grupit B mes Spanjës dhe Kroacisë e cila po zhvillohet në qytetin e Berlinit.

“La Roja” po udhëheq në këtë takim me rezultat 3-0 ndaj Kroacisë e cila nuk arriti t’i bëjë ballë sulmeve të Spanjës.

Golin e epërsisë për spanjollët e shënoi Alvaro Morata i cili në minutën e 29-të u gjend në një situatë ballë për ballë me portierin Livakovic dhe nuk dështoi për të shënuar për rezultatin 1-0.


Spanja nuk u ndal më kaq dhe vetëm disa minuta më vonë arriti të shënojë edhe golin e dytë në këtë sfidë.

Këtë herë ishte radha e Fabian Ruiz i cili tre minuta më vonë, më saktësisht në minutën e 32-të bëri një gjuajtje të fortë duke e lënë pa asnjë mundësi reagimi portierin kroat për rezultatin 2-0.

Kroacia rastin më serioz në këtë pjesë të parë e pati në minutën e 34-të, kur gjuajtjen precize të Marcelo Brozovic e priti me shumë mund portieri Unai Simon.

Spanja e gjeti edhe golin e tretë në fund të pjesës së parë me anë të Dani Caravjal i cili shënoi për 3-0 në minutën e dytë të kohës shtesë pas asistimit nga Lamine Yamal./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Njihuni me shqiptarin e parë që mban flakën Olimpike - Shkumbin Muçolli, CEO i Burger King Kosova dhe shumë shteteve tjera nga rajoni

Njihuni me shqiptarin e parë që mban flakën Olimpike - Shkumbin Muçolli, CEO i Burger King Kosova dhe shumë shteteve tjera nga rajoni

Sport
ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

ESPN zgjedh tre lojtarët më të mirë të shekullit – vendi i tretë i befason të gjithë

Ndërkombëtare
Luis Figo ka vetëm një pendim në karrierën e tij dhe nuk është transferimi i tij nga Barcelona te Real Madridi

Luis Figo ka vetëm një pendim në karrierën e tij dhe nuk është transferimi i tij nga Barcelona te Real Madridi

Ndërkombëtare
Shtëpi dhe një koleksion mbresëlënës makinash – Khabib Nurmagomedovit pritet t’i sekuestrohen të gjitha pas akuzave për evazion fiskal

Shtëpi dhe një koleksion mbresëlënës makinash – Khabib Nurmagomedovit pritet t’i sekuestrohen të gjitha pas akuzave për evazion fiskal

UFC
Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Chelsea pagoi 40 milionë euro për të, sot ai punon në një kantier ndërtimi dhe lufton me fyerjet nga tifozët

Premier League
ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, nuk mungojnë befasitë

ESPN zbulon listën me 25 lojtarët më të mirë të shekullit të 21-të, nuk mungojnë befasitë

Ndërkombëtare
Kalo në kategori