LAJMI I FUNDIT:

Spanja kërcënon me votim kundër marrëveshjes për Brexit

Spanja kërcënon me votim kundër marrëveshjes për Brexit

Kryeministri i Spanjës, Pedro Sánchez ka thënë se Spanja do të kundërshtojë një draft marrëveshje për Brexitin pa u qartësuar në tekst për bisedimet e së ardhmes për statusin e Gadishullit të Gjibraltarit.

Spanja ka pretendime për këtë Gadishull, i cili i është dorëzuar kurorës britanike sipas Traktatit të Utrehtit më 1713.


Prandaj ky shtet kërkon të sigurohet se bisedimet në të ardhmen në mes të BE-së dhe Mbretërisë së Bashkuar, nuk përfshijnë këtë Gadishull.

“Nëse gjërat vazhdojnë kështu dhe nuk ka ndryshime për Gjibraltarin, Spanja do të votojë kundër Brexitit”, ka thënë Sanchez.

Përgjatë negociatave për Brexit, Spanja, së bashku me Irlandën dhe Qipron kanë zhvilluar bisedime të ndara me Mbretërinë e Bashkuar lidhur me çështjet kufitare.

Të hënën, ministri i Jashtëm spanjoll, Josep Borrell ka thënë se marrëveshja për Brexit ka dështuar që të qartësojë se bisedimet për Gjibraltarin përbëjnë “negociata të ndara” dhe nuk janë pjesë e bisedimeve në të ardhmen në mes të BE-së dhe Britanisë.

Sanchez ka vënë theksin në këto deklarata në një forum që është mbajtur të martën në Madrid, duke thënë se negociatat e ardhshme për Gjibraltarin duhet të jenë bilaterale.

“Si shtet në nuk mund të sigurojmë se çfarëdo që ndodh në të ardhmen me Gjibraltarin do të negociohet nga Britania dhe BE-ja, sepse duhet të negociohet në mes të Spanjës dhe Britanisë”, ka thënë ai, përcjell bw.

Në referendumin e 23 qershorit më 2016, 17.4 milionë persona apo 51.9 për qind e votuesve kanë përkrahur largimin nga BE-ja derisa 16.1 milionë të tjerë apo 48.1 për qind të tjerë kanë votuar kundër Brexitit. Britania pritet të largohet nga blloku evropian në mars të vitit 2019.

Në trend Botë

Më shumë
Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Pamje që tregojnë momentin kur ukrainasit 'fshijnë nga faqja e dheut' pjesë të sistemit rus që kushton 5 milionë dollarë

Botë
Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Këta janë aeroplanët 'Rafale' që do të mbrojnë qiellin në Kroaci - të cilët i do edhe Serbia

Botë
Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina, por Evropa - paralajmëron ministri gjerman

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Mercenari serb që lufton për rusët në Ukrainë i ankohet Putinit, thotë se nuk iu dha shtetësia ruse

Evropa
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Kalo në kategori