LAJMI I FUNDIT:

Spalletti zbulon se cilët lojtarë të Romës janë më të mirë se Pjanic

Spalletti zbulon se cilët lojtarë të Romës janë më të mirë se Pjanic

Miralem Pjanic është larguar nga Roma në drejtim të Juventusit, por si duket ai ka mbetur vetëm një ish tek ‘Giallorosët’.

Ka qenë trajneri i Romës, Luciano Spalletti që ka folur para ndeshjes hapëse të Serie A ku verdhekuqtë do të jenë nikoqir të Udineses.


“Duhet ta nisim furishëm kampionatin me fitore ndaj Udineses. Futbollistët dhanë një sinjal të fuqishëm në Porutgali”.

“Pjanic? Kemi Paredes dhe Strootman të cilët do të luajnë dhe janë më të mirë se ai”.

“Ardhja e Bruno Peres na ka përforcuar më shumë. Tani ai do të luaj në krahun e djathtë ndërsa Florenzi do të jetë në pozicione më sulmuese”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/