LAJMI I FUNDIT:

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Spalletti kritikon ashpër lojtarët e Italisë: Disa prej tyre janë të varur nga videolojërat

Përzgjedhësi i Italisë, Luciano Spalletti, ka shprehur nervozizmin e tij në konferencën për shtyp duke akuzuar lojtarët që po qëndrojnë natën vonë duke luajtur videolojëra gjatë grumbullimit me kombëtaren.

‘Azzurrët’ u grumbulluan në qendrën stërvitore në Coverciano sot (e hënë) para udhëtimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, aty ku do të luajnë dy ndeshje miqësore ndaj Venezuelës dhe Ekuadorit.


“A është kjo? Ju nuk shqetësoheni për PlayStation? Në të u bënë edhe programe televizive, duke përfshirë ish-lojtarët. A e konsideroni të drejt që profesionistët që veshin fanellën e Italisë nuk flenë një natë para ndeshjes duke luajtur videolojëra dhe pastaj nuk e japin më të mirën në fushë?”, ka thënë Spalletti fillimisht.

Italia përjashton nga ekipi Acerbin pas thirrjeve raciste ndaj Juan Jesus – atë e pret një dënim mjaft i ashpër
Lexo po ashtu Italia përjashton nga ekipi Acerbin pas thirrjeve raciste ndaj Juan Jesus – atë e pret një dënim mjaft i ashpër

“Ju mund ta vlerësoni nivelin e një lojtari jo vetëm nga dy orë që ai shpenzon në fushë, por edhe në 22 orët jashtë fushës po ashtu. Nuk më intereson se çfarë bëjnë lojtarë, deri sa ata në një moment mundohen të flenë”.

“Disa lojtarë qëndruan zgjuar një natë para ndeshjes me Ukrainën dhe kjo nuk është gjë e mirë sipas pikëpamjes sime”, u shpreh tekniku italian.

“Nuk më pëlqejnë kur gjërat krijojnë një varësi. Nuk duhet të ketë ndikim në profesionin tuaj. Secili që dëshiron të humbasë kohë nuk duhet të vijë tek kombëtarja, nuk është se ata janë të lidhur me kontrata tek ne”, përfundoi ai./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

UEFA zbulon lojtarin më të shpejtë për këtë edicion në Ligën e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Zyrtare: Bundesliga me pesë skuadra në Champions duke iu falënderuar Dortmundit

Liga e Kampionëve
A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

A di të ndalet ky Ronaldo? Çfarë goli me këmbën e majtë

Ligat tjera
Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Mohamed Salah thyen heshtjen në rrjetet sociale pas përplasjes që kishte me Jurgen Klopp

Premier League
Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Të gjithë po pyesin për ritualin e Bellingham para çdo ndeshjeje – anglezi shpjegon përse e bën

Liga e Kampionëve
Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Arsyeja pse Borussia Dortmund njihet si 'BVB' edhe pse nuk ka të bëjë me emrin e klubit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori