LAJMI I FUNDIT:

Spalletti: Ishim në tension, UEFA më pyeti se a dëshiroj ta shfaq rezultatin e ndeshjes Barcelona – Tottenham në ekranet tona

Spalletti: Ishim në tension, UEFA më pyeti se a dëshiroj ta shfaq rezultatin e ndeshjes Barcelona – Tottenham në ekranet tona
Luciano Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Trajneri i Interit, Luciano Spalletti është shfaqur i zhgënjyer në fund të ndeshjes ndaj PSV-së ku skuadra e tij barazoi 1-1.

Barazimi i Barcelonës me Tottenhamin i kishin dhënë mundësi Interit që të kalonte tutje, por që nuk arriti më shumë se një barazim.

Spalletti thotë se skuadra ishte në tension, por që ndodhi këto gjëra në futboll.

“Nuk arritëm që të ruanim qetësinë, edhe pse kishim mundësi ta bënim. U nervozuam dhe nisëm të humbasim topa”.

Luciano Spalletti pas ndeshjes . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“PSV bënin kundërsulme dhe na rritën tensionin. Kjo të bën që të humbasësh përqendrimin”.

“I dhamë mundësi të na sulmonin shumë dhe kjo ishte ajo që ndoshta bëri që të mos ishim të saktë, edhe pse rreziqe konkrete nuk na shkaktuan. Aspekti psikologjik ndikoi shumë”.

Dëshpërim në Meazza, Wanda dhe djali i saj nuk mbajnë lotët pasi Interi u eliminua nga LK
Lexo po ashtu Dëshpërim në Meazza, Wanda dhe djali i saj nuk mbajnë lotët pasi Interi u eliminua nga LK

Barazimi i Tottenhamit uli ritmin e Interit, edhe pse do të duhet të ndodhte e kundërta.

“Natyrisht, turma brohorit dhe lojtarët shikuan përreth për të parë se çfarë ka ndodhur”.

Spalletti . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“UEFA më pyeti nëse dëshiroja që rezultatet nga diku tjetër të shfaqen në ekran dhe i thashë po. Një ekip si Interi ka nevojë për forcën mendore për të trajtuar situatën”.

Notat e lojtarëve, Inter 1-1 PSV: Nuk mjafton Icardi te Interit, portier Zoet shkëlqen te holandezë
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Inter 1-1 PSV: Nuk mjafton Icardi te Interit, portier Zoet shkëlqen te holandezë

“Tensioni ndikoi shumë. I kënaqur me Icardin, por luan e gjithë skuadra. Hidhërimi është i madh, shumë i madh. Por, ndodh. Do të doja të gjithë italianët të kalonin, por ja që nuk ndodhi”, ka thënë Spalletti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Barcelona e gatshme ta shesë

Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin

La Liga
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar

La Liga
U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

U kritikua për golin e dytë të Italisë, reagon për herë të parë Hysaj

Kombëtarja e Shqipërisë
Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

Jose Mourinho e emëron superyllin e Real Madridit si lojtarin e ri më të mirë në botë

La Liga
Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Transferimi “më i dobët” i Kloppit tek Liverpooli, mund t’i bashkohet Arsenalit këtë verë

Premier League
Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Rekordi i tij u thye nga Nedim Bajrami, flet futbollisti rus Kirichenko: Nuk e prisja nga Shqipëria

Ndërkombëtare
Kalo në kategori