Spalletti: Gjendja nuk është katastrofike, tifozët duhet ta falin Perisicin
Luciano Spalletti ka hedhur poshtë raportimet se klubi është takuar me Antonio Conten, teksa kërkoi që tifozët t’ia falin Ivan Perisicit.
Tensionet janë rritur te klubi zikaltër pas rezultateve jo të mira, sidomos pas eliminimit nga Lazio dhe ka pasur spekulime se Antonio Conte është kontaktuar tashmë.
“I kuptoj tifozët se kanë pak durim të mbetur, sepse Interi nuk ka fituar asgjë në vitet e fudnit, por unë nuk mund të marr fajin për vitet në të cilat Interi nuk shkoi përpara. Nevojtiet kohë dhe nuk ka nevojë që foshnja të nxjerret para kohe nga uji i nxehtë”.
“Conte mund të shkojë aty ku të dëshirojë, është e drejtë që Marotta të sigurojë më të mirën për të ardhmen e Interit, por Conte po katapultohet në formë jo profesioanle. Ai e di se çka po bën dhe ju po sugjeroni se po vepron si amator”, theksoi Spalletti.
Spalletti vazhdoi të këmbëngulë së drama te Interi është fryrë në media, përfshirë tensionet me Nainggolanin dhe Perisicin.
“Është moment i papërshtatshëm, por nuk është katastrof. Disa prej jush po tentoni të vini insinuata ndaj Nainggolanit se nuk dha më të mirën në penalti, është gjë shumë e keqe. Në futboll ju humbisni për detaje”.
“Perisici stërviti, sidomos dje. Kërkesa e tij për largim është ujë nën urë. Ai është në dispozicionin tonë dhe jam shumë i lumtur që ta kem në dispozicion sepse e di se çfarë mund të japë”.
“Lexoj në gazeta se Perisici ishte i hidhëruar në mua, por unë kam vazhduar të luaj me të. Unë shoh se situata po tentohet që të nxirret nga kontrolli prej të tjerëve”.
“Kam thënë se do të kishte qenë më mrië që kërkesa e tij për largim të mos dalë në publik, por nuk kishte synim specifik nga Marotta, sepse gjithë ajo që ai bëri ishte i sinqert. Marotta i ka dhënë përgjegjësi Perisicit për veprimin e tij”.
“Perisic ishte tërhequr nga disa shuma për të cilat i ishin thënë se do t’i fitonte. Sugjeroj tifozët që të mbrojnë ekipin. E kuptoj se Perisici ka irrituar dikë, pro është lojtari jonë dhe duhet të na sjell rezultate. Ne rrezikojmë veten duke u dhënë fuqi atyre që duan të na përçajnë. Ka shumë të tillë”, deklaroi Spalletti. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëVazhdon trendi i nisur nga tifozët shqiptarë - austriakët provokojnë francezët me bukën "baguette"
U kualifikuan në Ligën e Kampionëve, Girona synon transferimin e top yllit të Barcelonës
“Janë Mbappe, Vinicius, Rodrygo dhe Bellingham” – Sulmuesi i Real Madridit shpjegon vendimin për t’u larguar
Endrick ngacmon me një njoftim të madh, thotë 'do të trondis botën e sportit'
VAR-i e përdori teknologjinë e paparë më herët në futboll gjatë ndeshjes Belgjikë – Sllovaki
Barcelona e gatshme ta shesë "përbindëshin" - ia cakton çmimin
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251
Më të lexuarat
Çfarë dihet për samitin për paqe në Ukrainë? Cilat shtete nuk e nënshkruan dokumentin final dhe çfarë përfshin ai?
Arjeta Puca, sipërmarrësja që prodhoi makinën e parë të blinduar ushtarake në Shqipëri
Shuma marramendëse e parave që skuadra e Anglisë do të marrë nëse fiton në Euro 2024
Lojtarët e Zvicrës festuan fitoren me familjarët e tyre - të afërmit e Granit Xhakës në tribuna, spikat gruaja shqiptare e Renato Steffen
Shqiptarët dhe serbët u përleshën në qendër të Gelsenkirchen
UEFA hap procedurë disiplinore ndaj Shqipërisë pas ndeshjes me Italinë