LAJMI I FUNDIT:

Spalletti flet para ndeshjes me Juventusin: Allegri nuk duhet të fshihet, janë favorit

Spalletti flet para ndeshjes me Juventusin: Allegri nuk duhet të fshihet, janë favorit

Luciano Spalletti nuk u pajtua me fjalët e Massimiliano Allegrit se Napoli ka më shumë për të humbur se Juventusi , duke theksuar se ‘investime e mëdha’ i bëjnë Bianconerët favoritë. 

Napoli aktualisht ndodhet shtatë pikë larg në krye të renditjes së Serie A dhe një fitore ndaj Juventusit, do tu jepte atyre një mundësi të fortë për të fituar Scudetton e tyre të parë në më shumë se tre dekada.


Juventusi në anën tjetër ka marr hovë në javët e fundit dhe një fitore si mysafir do t’i çonte ata vetëm katër pikë prapa, duke e vënë Napolin nën presion.

Duke folur në konferencë për shtyp, Spalletti fillimisht iu përgjigj fjalëve të Allegrit se Napoli ka më shumë për të humbur se Juventusi.

“Unë e kuptoj që është e përshtatshme që Allegri të thotë se janë më të dobët, por për një Juventus të mbushur gjithmonë me kampionë është e pamundur që ata të fshihen nga roli i favoritit”.

“Investime të tilla vlejnë vetëm për të luajtur për Scudetton dhe Ligën e Kampionëve. Është e kotë të veshësh një kapele apo mjekër false, pasi nuk ka vend të katërt që do ta kënaqë Juventusin”, deklaroi Spalleti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ronaldo largohet papritur nga Arabia Saudite dhe kthehet në Evropë?

Ndërkombëtare

"Unë nuk jam një milioner" - Futbollisti i Malagas kapet nga kamerat duke ia shitur fanellën një tifozi

La Liga
“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

“Haalandi i ri” më në fund do të luajë për Bayern Munichun

Bundesliga
Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Rikthehen fjalët e Jose Mourinhos që i tha për Xabi Alonson pas shpalljes së Leverkusenit kampion

Bundesliga
Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

Ndoshta penalltia më e keqe e ekzekutuar në histori të futbollit - ylli i Osasunas, fytyra tragjike ndaj Valencias

La Liga
Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Parashikimi i 'çmendur' i Jose Mourinhos për fundin e Ligës Premier po del i saktë

Premier League
Kalo në kategori