LAJMI I FUNDIT:

Spalletti dhe Nainggolan mund të kalojnë së bashku te Newcastle

Spalletti dhe Nainggolan mund të kalojnë së bashku te Newcastle

Luciano Spalletti është kandidati i fundit për punën e trajnerit të Newcastle United dhe raportohet se ai mund ta sjell mesfushorin Radja Nainggolan me vete në St James Park.

Klubi i Ligës Premier është në mes të blerjes nga një konsorcium i mbështetur nga familja mbretërore e Arabisë Saudite, duke zëvendësuar pronarin aktual Mike Ashley.


Mediat angleze besojnë investitorët e rinj arab do të shpenzojnë shumë që nga fillimi për të bërë një skuadër garuese në Ligën Premier dhe më gjerë.

beIN Sports u kërkon klubeve të Ligës Premier ndalimin e shitjes së Newcastle te arabët
Lexo po ashtu beIN Sports u kërkon klubeve të Ligës Premier ndalimin e shitjes së Newcastle te arabët

Kjo përfshin sjelljen e një trajneri të lartë, por ndërsa Max Allegri dhe Mauricio Pochettino janë përmendur deri më tani, opsioni i fundit është Spalletti.

Ish-trajneri i Romës dhe Interit tashmë ka përvojë jashtë shtetit italian me Zenit St Petersburg, megjithëse ai është akoma nën kontratë me Interin pas shkarkimit të tij për të liruar rrugën për Antonio Conte verën e kaluar.

Sipas mediumit Calciomercato.it, Spalletti mund të ketë një arsye tjetër intriguese për të bërë lëvizjen, pasi ai do të donte një ribashkim me Nainggolan.

Dyshja Spalletti-Nainggolan punuan edhe te Interi, para se belgu të kalojë në huazim te Cagliari këtë sezon.

Spalletti fitoi dy tituj të ligës së Rusisë, Kupën e Rusisë, Superkupën Ruse, Superkupën Italiane dhe dy herë Kupën e Italisë. /Telegrafi/