LAJMI I FUNDIT:

SPAK i komunikon akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

SPAK i komunikon akuzat ish-ministrit Arben Ahmetaj, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit

Prokuroria e Posaçme u ka komunikuar zyrtarisht akuzat Arben Ahmetajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, lidhur me inceneratorin e Elbasanit.

Mbi ish zëvendëskryeministrin rëndojnë akuzat për korrupsion në gjashtë raste, pastrim parash dhe fshehje e mosdeklarim pasurie. Dy bashkëpunëtorët e tij, Mërtiri dhe Zoto, do të përgjigjen për akuzat e korrupsionit aktiv dhe pastrimit të parave. Akuzat u janë komunikuar avokatëve të pandehurve pasi të 3 janë në arrati.


Fletëthirrje për t’u paraqitur që të njihet me akuzën ka marrë edhe ish bashkeshortja e Ahmetajt Albina Macka, ndërsa është ende e paqartë akuza që do të rëndojë mbi të.

Prokuroria e Posaçme është drejt përfundimit të hetimit për ish zevenkryeministrin Arben Ahmetajn në lidhje me hetimin e nisur si fraksion i dosjes së Inceneratorëve. Hetimi nisi pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar qindra mijëra euro, dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve.

Ahmetaj dyshohet se ka ndërmarrë një mori aktesh, në funksionet e tij si ministër, për t’i mundësuar këtyre sipërmarrësve lidhjen e kontratave koncensionare.

Prej 24 korrikut 2023 Arben Ahmetaj vijon të jetë në kërkim ndërkombëtar. SPAK, në dosjen dorëzuar parlamentit në korrik të vitit të kaluar – kur i kërkoi parlamentit autorizim për arrestimin e tij – vinte në dukje transaksione financiare me shitje-blerje pasurish të patundshme, të shtrira ndër vite, që pas të cilave qëndronin dy sipërmarrësit e inceneratorëve Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Parlamentari finlandez, Kiljunen: Për keqardhje mosmbështetja e Serbisë për Kosovën në Këshillin e Evropës

Lajme
Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Rama: Problemit të mbeturinave në kryeqytet i erdhi fundi

Komunat
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Mesiq: Vuçiq si Millosheviqi, por “Serbia e Madhe” nuk do të bëhet

Lajme
“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

“Kursi më i vështirë i ushtrisë, stërviten deri në rraskapitje”, oficeri i FSK-së përfundon me sukses trajnimin Ranger në ShBA

Siguri
Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Zëdhënësi i Qeverisë i kundërpërgjigjet Listës Serbe: Kamerat në veri janë në shërbim të sigurisë publike

Lajme
Kalo në kategori