LAJMI I FUNDIT:

Spahiu nuk e do Kosovën në UEFA

Spahiu nuk e do Kosovën në UEFA

Anëtarësimi i Kosovës në UEFA u prit me shumë gëzim nga politikanë në Prishtinë dhe Tiranë, por ndryshe nga ata mendon lideri i Aleancës Kuqezi Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu.

Sipas Spahiut, “sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë! Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm”.


Kreu i AK-së sulmon edhe presidentin e FFK-së, Fadil Vokrri, duke u shprehur se, “ata që do përfitojnë do jenë bajraktarët si Fadil Vokrri që duan të jenë të parët në katundin e tyre”.
Ai u bën thirrje futbollistëve që të zgjedhin vetëm një Kombëtare, atë kuqezi.

“UEFA u prit me duartrokitje pa menduar pasojat. Sërish largohemi prej bashkimit. Sërish një hap drejt ndarjes. Dy kombëtare, dy himne, dy flamurë! Të ndarë do jemi më të dobët, më pak dhe më të thyeshëm.
Ata që do përfitojnë do jenë bajraktarët si Fadil Vokrri që duan të jenë të parët në katundin e tyre.

Në këto kushte s’na mbetet gjë tjetër vetëm t’u bëjmë thirrje ndërgjegjes dhe zemrave të futbollistëve shqiptar në jug apo veri të Shqipërisë: “Qëndroni dhe bashkohuni vetëm me kombëtaren kuqezi dhe braktisni gjysmën verdhë e blu”, shkruan në Facebook kryetari i Aleancës Kuqezi, Kreshnik Spahiu.