LAJMI I FUNDIT:

SpaceX, kompania e Elon Musk thotë se nuk mund të paguajë më për shërbimet kritike të satelitit në Ukrainë, kërkon nga Pentagoni që ta bëjnë këtë

SpaceX, kompania e Elon Musk thotë se nuk mund të paguajë më për shërbimet kritike të satelitit në Ukrainë, kërkon nga Pentagoni që ta bëjnë këtë

Që prej kur arritën fillimisht në Ukrainë gjatë pranverës, terminalet e internetit të satelitit Starlink të prodhuara nga SpaceX, kompania e Elon Musk, kanë qenë burime vitale të komunikimit për ushtrinë ukrainase, duke i lejuar ata që të luftojnë dhe të qëndrojnë të lidhur në rrjet, edhe pse rrjetet e tyre celulare dhe të internetit ishin shkatërruar në luftën e tyre me Rusinë.

Deri më tash, rreth 20,000 terminale të satelitit Starlink i janë dhuruar Ukrainës, me Musk i cili në Twitter kishte shkruar: “ky operacion i kushtoi SpaceX 81 milionë euro, dhe deri në fund të vitit do ta kalojë shifrën e mbi 100 milionë eurove.


Por duket se këtyre kontributeve të bamirësisë po u vije fundi, pasi që SpaceX paralajmëroi Pentagonin se kompania mund ta ndaloj financimin e shërbimit në Ukrainë nëse ushtria amerikane nuk jep fonde prej dhjetëra miliona eurove në muaj, përcjell Telegrafi.

Dokumentet e marra nga CNN tregojnë se muajin e kaluar SpaceX kishte dërguar një letër në Pentagon ku ata bënin të ditur se më nuk mund të vazhdojnë ta financojnë shërbimin e Starlink siç kanë bërë deri më tani.

Në letër gjithashtu kërkohej që Pentagoni ta marrë përsipër financimin për përdorimin e Starlink nga qeveria dhe ushtria ukrainase, për të cilën SpaceX pretendon se mund të kushtonte më shumë se 120 milionë euro për deri në fund të vitit, dhe mund të kushtojë deri në afro 400 milionë euro për 12 muajt e ardhshëm.

“Ne nuk jemi në gjendje që të vazhdojmë donacionin e terminaleve tona për Ukrainën, ose që të vazhdojmë financimin e terminaleve ekzistuese për një periudhë të pacaktuar kohore”, kishte shkruar drejtori i shitjeve të SpaceX në letrën e dërguar drejt Pentagonit në muajin shtator.

Në mesin e dokumenteve të SpaceX të dërguara tek Pentagoni dhe të para nga CNN është edhe një kërkesë drejtpërdrejtë e paraportuar më parë, që i’u bë Musk nga gjenerali komandues i ushtrisë ukrainase, Gjeneral Valerii Zaluzhniy, kërkesë kjo edhe për afro 8 mijë terminale shtesë të Starlink.

Në një letër tjetër drejtuar Pentagonit, një këshilltar i jashtëm që punon për SpaceX, kishte shkruar: “SpaceX po përballet me disa vendime shumë të vështira. Unë nuk mendoj se ata kanë kapacitet financiar për sigurimin e terminaleve ose shërbimeve shtesë, ashtu siç u kërkua nga Gjeneral Zaluzhniy”.

Dokumentet, për të cilat nuk ishte raportuar më parë, ofrojnë një përmbledhje të rrallë të numrave të brendshëm të SpaceX në Starlink, duke dhënë detaje të pagesave dhe kostove të lidhura me mijëra terminale në Ukrainë. Ato gjithashtu hedhin një dritë të re mbi negociatat e prapaskenave që kanë ofruar miliona euro në pajisje komunikimi dhe shërbime për Ukrainën, e që për Kievin kishin kosto të vogla. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Pas dhjetë orë pune, Robotin se mbajnë këmbët - rrëzohet në Chicago

Teknologji
Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Ky rrjet social mund ta kërcënojë Facebook, Instagram dhe TikTok

Teknologji
Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Apple bëri të mundur që përdoruesit të shkarkojnë aplikacione nga faqet e internetit

Teknologji
Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Mjekët japonezë padisin Google për informata të rreme dhe kërkojnë dëmshpërblim

Teknologji
Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë

Intel zbulon kompjuterin më të madh neuromorfik në botë "të frymëzuar nga truri i njeriut"

Teknologji
Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Çfarë bën inteligjenca e përmirësuar artificiale e WhatsApp, Instagram, Facebook dhe Messenger

Teknologji
Kalo në kategori