Kompania SpaceX ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me planet e saj për një shërbim satelitor të destinuar për telefona përmes një faqe interneti kushtuar Starlink.
Faqja e re për “Starlink Direct-to-Cell” premton “mbulim të kudondodhur” nga “kullat telefonike të vendosura në hapësirë” që do të funksionojnë mbi rrjetin standard LTE. Informacioni në dispozicion aktualisht thotë se shërbimi i tekstit do të jetë i disponueshëm në 2024, dhe shërbimet e zërit, të dhënave dhe IoT në 2025.
Sot, lidhja e telefonave me satelitët kërkon pajisje të mëdha, të ndërtuara për qëllime të tilla, si telefonat e vjetër fiks. Nëse ju duhet të dërgoni mesazhe vetëm në situata urgjente, Apple e ofron atë opsion, por kërkon të jeni brenda dritares së lidhjes, të mbani telefonin në dorë dhe të monitoroni aplikacionin për një sinjal. Megjithatë, Starlink dëshiron të ofrojë lidhje të plotë me harduerin e zakonshëm të telefonave të mençur, përcjell Telegrafi.
Në këtë projekt, Starlink ka partneritet me kompaninë T-Mobile, e cila do të lërë mënjanë një pjesë të spektrit të saj 5G për t’u përdorur nga satelitët Starlink të gjeneratës së dytë. Në këmbim, Starlink do të lejojë telefonat e T-Mobile të kenë qasje në rrjetin satelitor, duke i dhënë ofruesit “mbulim pothuajse të plotë” në SHBA.
Qëllimi i drejtorit ekzekutiv të SpaceX, Elon Musk është që “mos të ketë zona të vdekura të telefonave askund në botë”.
Konstelacioni ekzistues prej 4,265 satelitësh nuk është i pajtueshëm me shërbimin e ri celular, kështu që Starlink do të duhet të lëshojë një seri të re mikrosatelitësh me modemin e nevojshëm eNodeB në vitet e ardhshme. Ndërsa numri i satelitëve rritet, funksionet e zërit dhe të të dhënave do të bëhen më të disponueshme.
Direct-to-Cell fillimisht do të jetë vetëm një shërbim mesazhesh, me konkurrencë të drejtpërdrejtë nga veçoria satelitore Emergency SOS e Apple, e cila është pjesë e iOS 15. Ekziston edhe Snapdragon Satellite i Qualcomm, i cili dërgon mesazhe me tekst nga orbita në telefonat celularë me Android duke përdorur Iridium plejadë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohen imazhe të cilat pretendohet se shfaqin modelin iPhone 16 të Apple
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera
Netflix ka përgatitur një tjetër surprizë të ‘pakëndshme’
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla
Tregu i PC-ve në SHBA kishte tremujorin më të mirë në 10 vitet e fundit, thotë Gartner
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe