LAJMI I FUNDIT:

Southampton i njofton top klubet angleze për çmimin e James Ward-Prowse

Southampton i njofton top klubet angleze për çmimin e James Ward-Prowse

James Ward-Prowse më në fund në verë do ta bëj hapin e madh në karrierën e tij.

Mesfushori anglez ka dalë nga akademia e Southamptonit dhe që nga sezoni 2012/13 është pjesë e ekipit të parë.


Por largimi i tij në fund të sezonit duket i pashmangshëm, pasi Southampton vështirë se do të mbetet pjesë e elitës së futbollit anglez.

Ward-Prowse ka zgjuar interesimin e skuadrave të mëdha angleze që duan transferimin e tij këtë verë.

The Sun ka raportuar se Liverpool, Manchester City dhe Man United janë futur së fundmi në garë për lojtarin.

Newcastle United dhe Tottenham Hotspur gjithashtu mbeten dy skuadra shumë të interesuara për afrimin e mesfushorit.

28-vjeçari i ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se do të largohet edhe në rast se qëndron Southampton në Ligën Premier.

Southampton është pajtuar me largimin e tij në verë, por The Sun ka raportuar se klubi anglez i ka bërë të qartë skuadrave të interesuara se duhen të paguajnë 55 milionë euro për ta marrë Ward-Prowsen.

Reprezentuesi anglez këtë edicion ka zhvilluar 35 ndeshje ku ka realizuar nëntë gola dhe ka asistuar në tre të tjerë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori