LAJMI I FUNDIT:

Souness tregon tre favoritët kryesor të titullit në Ligën Premier, përjashton Unitedin

Souness tregon tre favoritët kryesor të titullit në Ligën Premier, përjashton Unitedin

Sipas legjendës skoceze, Graeme Souness, Manchester Unitedi nuk është në mesin e tre favoritëve të e mundshëm për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

Djajtë e Kuq forcuan ndjeshëm skuadrën e tyre gjatë verës me blerjet e tyre mahnitëse të Raphael Varane, Jadon Sancho dhe Cristiano Ronaldo.


Ole Gunnar Solskjaer e çoi skuadrën e tij në një vend të dytë në kampionat sezonin e kaluar, por gjithashtu nuk arriti të kapte trofeun e tij të parë si trajner i Unitedit, pas humbjes në finale të Ligës së Evropës.

“Man Utd do të përfundojë i treti pavarësisht nënshkrimit të Ronaldos” – Neville befason me deklaratën e tij
Lexo po ashtu “Man Utd do të përfundojë i treti pavarësisht nënshkrimit të Ronaldos” – Neville befason me deklaratën e tij

Sidoqoftë, Souness beson se ka “akoma më shumë pikëpyetje” rreth Unitedit në krahasim me tre favoritët për të fituar titullin e Ligës Premier këtë sezon.

“Pajtohem se kjo është top katërshja më e fortë që kemi parë në Ligën Premier për disa vjet”, ka thënë fillimisht Souness për The Times.

“Por, ka akoma shumë pikëpyetje rreth Manchester Unitedit nga cilido prej pretendentëve të tjerë të titullit – Chelsea, Liverpool dhe Manchester City”.

Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të sezonit 2021/22 në Ligën Premier
Lexo po ashtu Superkompjuteri parashikon renditjen përfundimtare të sezonit 2021/22 në Ligën Premier

“United nuk ka fituar asnjë trofe të madh kohëve të fundit dhe ka shpenzuar shumë para. Liverpooli dhe City kanë qenë kryesorët viteve të fundit dhe Chelsea ka fituar Ligën e Kampionëve”.

“Nëse e thoni kështu, është sens i përbashkët. Të tjerët nuk kanë fituar vetëm trofe, por trofe të mëdhenj, ata të rëndësishëm”, përfundoi skocezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Nga rrahja e kryetarit e ‘Intelektualëve’ deri tek dërgimi i Valon Zymberit dhe dy personave tjerë në mbajtje – e gjithë situata

Superliga

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

“Bayern Munich duhet të blejë lojtarë që i përshtaten Zidanet”, legjenda franceze paralajmëron Bavarezët

Bundesliga
Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

Xavi konfirmon qëndrimin te Barcelona, zbulon arsyen pse ndryshoi mendje

La Liga
Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

Ancelotti konfirmon rikthimin e Courtois, flet edhe për lëndimet e Bellinghamit dhe Rodrygos

La Liga
Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Distria Krasniqi i siguron medaljen Kosovës, kalon në finale të Kampionatit Evropian

Xhudo
Kalo në kategori