LAJMI I FUNDIT:

Sot zhvillohet finalja e madhe e turneut memorial “Avni Hyseni 2022”

Sot zhvillohet finalja e madhe e turneut memorial “Avni Hyseni 2022”

Sot (e diel) pritet të zhvillohet finalja e madhe dhe të përfundojë me plot sukses edicioni i dytë i Turneut Memorial “Avni Hyseni 2022”.

Reklama

Pas ndeshjeve të para gjatë të enjtes dhe atyre gjysmëfinale të premte, turneu memorial “Avni Hyseni 2022” pritet të zhvillohet sot finalen e madhe.

Edicioni i dytë që po zhvillohet në palestrën Karagaçi në Pejë, do të mirëpres nga ora 20:30 finalistët, FC Peja dhe Dardanët.

Për të arritur në finale, FC Peja mori dy fitore. Në ndeshjen e parë mposhti 5-2 FC Trepçën, ndërsa në gjysmëfinale fitoi ndaj Alfa – I me rezultat 7-4.

Në anën tjetër, Dardanët arritën në finale duke fituar në ndeshjen e parë me rezultat 4-2 kundër KF Besa Sllupçan nga Kumanova dhe gjysmëfinale ndaj FC Liqeni me rezultat 4-2.

Ekipi FC Peja

Për ekipin pejan, i cili ishte fitues i edicionit të parë, luajnë emra të njohur të futsallit si Shkodran Loshaj, Riard Sheqerolli, Durim Mavraj, Besfort Musaj, Endrit Mujaj, Drilon Haxhijaj dhe Labinot Dakaj.

Ekipi i Dardanëve gjithashtu mban emra të mëdhenj të futsallit si Ramadan Alaj, Halim Selmanaj, Durim Qorri, Agon Ramadani, Behar Topalli, Agon Rexha, Arif Limani dhe Alfred Prençi.

Ekipi Dardanët

Përveç finales, sonte zhvillohet edhe takimi revyal nga ora 20:00 në mes të ekipit të veteranëve të futbollit të Kosovës dhe ekipit të veteranëve të UÇK-së.

Ndryshe, ky turne zhvillohet për nder të veprës patriotike dhe sportive të ish-luftëtarit dhe ish-nënkryetarit të FC Besa Futsal, Avni Hyseni.

Organizimi i këtij turneu bëhet nga vëllai të ndjerit, Avni Hyseni, Adnani, i cili gjithashtu është një luftëtar i njohur, kontribuues shumë vjeçar i sportit, si dhe një humanist i madh tash e disa vite.

/Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Dënohen gjyqtarët e VAR-it që e dëmtuan Liverpoolin, por dënimi i tyre është shumë qesharak

Premier League
Neymar thotë

Neymar thotë "nuk është e mundur" kur shikon pamjet se si rregullohet fusha e Al Hilal

Ligat tjera
A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

A e injoroi Bellingham në festën e golit, Tchouamenin? Pamjet tregojnë momentin e dyshes

La Liga
Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Milani me shumë mungesa para përballjes me Borussia Dortmundin

Serie A
Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

Perez dërgoi skaut për ta vëzhguar nga afër sensacionin e Rennes

La Liga
Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Çmenduri në Francë, portieri pret penalltinë në minutën e fundit dhe shënon në shtesë golin e barazimit

Ligat tjera
Kalo në kategori