LAJMI I FUNDIT:

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Sot vazhdon gjykimi për rastin “Monstra”

Në Gjykatën Penale në Shkup sot duhet të vazhdojë gjykimi për rastin “Monstra” të Prokurorisë Speciale, i cili ka të bëjë me vrasjen e pesëfishtë në liqenin e Smillkovës për 12 prill të vitit 2012.

Gjykimi ndodhet në fazën e dëshmive, ndërsa në seancën e kaluar u krye hetim në makinën “Opel Omega”, e cila është pjesë e dëshmive materiale, përcjell Telegrafi Maqedoni.


Në hetimet që u bënë tek makina morën pjesë gjykatësit Ognen Stavrev dhe Osman Shabani, prokurorët Fatime Fetai dhe Gavrill Bubevski, si dhe avokatët e mbrojtjes dhe të dëmtuarve, por edhe gazetarë dhe opinioni profesional.

Për vrasjen e pesëfishtë në Liqenin e Smillkovës më 12 prill, me burg të përjetshëm u dënuan Alil Demiri, Afrim dhe Agim Ismailoviq, Ezim dhe Haki Aziri dhe Sami Luta.

Gjykata e Lartë në dhjetor të vitit të kaluar shfuqizoi aktgjykimet dhe liroi nga burgu Agim Ismailoviqin, Haki Azirin, Sami Lutën dhe Fejzi Aziri, të cilëve ju shqiptoi masa të përkujdesit./Telegrafi/