LAJMI I FUNDIT:

Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Sot në OKB do të diskutohet për protestat në Iran

Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara ka planifikuar që sot të mbajë takimin emergjent për protestat në rrugët e Iranit, me kërkesë të Shteteve të Bashkuara dhe kundërshtimit të fuqishëm nga ana e Rusisë.

Ambasadorja amerikane në OKB, Nikki Haley, ka kërkuar takimin më herët gjatë javës, në atë që ajo e ka cilësuar si përpjekje për të “përforcuar” mesazhin për protestuesit kundër qeverisë, ndonëse Rusia ka thënë se një takim i tillë do të jetë “i dëmshëm dhe destruktiv”.


“OKB duhet të deklarohet patjetër”, ka thënë Haley.

“Kjo është çështje e të drejtave thelbësore për popullin iranian, mirëpo është edhe çështje për paqe dhe siguri ndërkombëtare”, ka shtuar ajo, transmeton Rel.

Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergei Ryabkov, është cituar të ketë thënë se “ne nuk shohim ndonjë rol të Këshillit të Sigurimit të OKB-së në këtë çështje, punët e brendshme të Iranit nuk kanë të bëjnë asgjë me rolin e këtij Këshilli”.

Ryabkov ka thënë se çdo propozim i SHBA-së për të rritur sanksionet e OKB-së ndaj Iranit për shkak të protestave do të ishte “i paligjshëm”.

Ambasadori i Iranit në OKB, Gholamali Khoshroo, po ashtu ka deklaruar se SHBA-ja është duke ndërhyrë në çështjet e brendshme të këtij vendi.

Ky takim do të realizohet pasi protestat kundër qeverisë kanë hyrë në javën e dytë në Teheran dhe qytete të tjera, ndonëse ka prezencë të madhe të forcave policore.

Të paktën 22 persona janë vrarë dhe më shumë se 1,000 të tjerë është raportuar se janë arrestuar në këto protesta, të cilat përbëjnë sfidën më të madhe për udhëheqësin iraniane në pothuajse një dekadë.

Në trend Botë

Më shumë
Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Dodik me një çmenduri të re: Në Srebrenicë nuk u vra askush, do t’ia ndryshojmë emrin qytetit

Bosnja
Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Gruaja nga Çikago bleu një shtëpi për 1 euro në Itali - tregon se si e transformoi atë

Botë
Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Qeveria e Sllovenisë njeh shtetin palestinez, e dërgon për miratim në parlament

Botë
Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Humb jetën një burrë në aeroportin e Amsterdamit, bie në motorin e aeroplanit

Evropa
Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Pamje nga beteja e ashpër për qytetin Vovchansk në rajonin e Kharkivit

Evropa
Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Si erdhi dhe çfarë do të thotë slogani viral ‘All eyes on Rafah’? Ai është përdorur 47 milionë herë në Instagram deri më tani

Botë
Kalo në kategori