LAJMI I FUNDIT:

Sot ka famë botërore si këngëtare, por dikur Ava Max thotë se ishte pushuar nga puna si recepsioniste pasi ishte e dobët me llogaritjet

Sot ka famë botërore si këngëtare, por dikur Ava Max thotë se ishte pushuar nga puna si recepsioniste pasi ishte e dobët me llogaritjet
Ava Max (Foto: Getty Images)

Sot ajo është homologe e artisteve shqiptare me famë ndërkombëtare si: Rita Ora, Dua Lipa dhe Bebe Rexha.

Amanda Koçi e njohur artistikisht si Ava Max është një nga artistet më të spikatura të zhanrit pop në industrinë botërore të muzikës.


Megjithatë, përpara se ajo të bëhej e famshme, ajo thotë se ka qenë një njeri i rëndomtë si gjithë të tjerët duke u përpjekur të bëjë një punë normale në Amerikë.

Duke folur për rubrikën “How I Blew Up Up” të revistës së famshme “Uproxx”, këngëtarja me prejardhje nga Shqipëria rrëfen jetën e saj para se të nxirrte në treg hitin e famshëm “Sweet but Psycho”, i cili e bëri të njohur atë ndërkombëtarisht.

Ava Max tha se e dinte që gjithmonë kishte dashur të bëhej këngëtare. Por ajo u ndikua shkurt nga zërat e jashtëm, të cilët e bindën atë se të bëhesh një yll popi ishte një shans “një në një miliard”.

Intervista ekskluzive e Ava Max për Telegrafin
Lexo po ashtu Intervista ekskluzive e Ava Max për Telegrafin

“Kështu fillova të gjej një punë të zakonshëm me orar 9:00-17:00. Pastaj nisa të pushohesha nga puna – nuk isha shumë i mirë në asnjërën prej tyre”, tregon ajo.

Foto: Ava Max/Instagram

Këngëtarja provoi një qëndrim të shkurtër si recepsioniste e sallonit të thonjve, por ajo u pushua nga puna pasi ishte e dobët në matematikë.

“Nuk isha shumë e mirë në të, sepse duhej të bëja llogaritje. Kështu që kalkulimi nuk ishte arma ime e fortë”, thekson ajo.

Foto: Ava Max/Instagram

Përfundimisht, shqiptarja filloi një punë tjetër, të shiste drejtues flokësh në një kiosk të një qendre tregtare. Ajo e përshkruan këtë përvojë pune si “argëtuese”, por tha se iu desh ta linte punën, për shkak se qortohej nga shefi i saj sepse shkonte gjithnjë vonë në punë dhe me një kapuçino në dorë çdo mëngjes.

“Ishte argëtuese deri sa, shefi im në një moment më tha: Po vonohesh çdo ditë 20 minuta, ku je? Dhe unë i thoja: Jam duke marrë një kapuçino, po zgjohem herët po…sinqerisht nuk e pëlqeja të bëja atë kështu që e lash atë punë”, tha artistja shqiptare.

Përfundimisht, një prej këngëve fillestare të saj me titullin “Anyone But You” bëri bujë në SoundCloud dhe çoi në lidhjen e një kontrate me label-in Atlantic. Falë suksesit të albumit të saj debutues “Heaven & Hell”, nuk ka të ngjarë që Max do të duhet të kthehet ndonjëherë në një punë të zakonshme 9:00-17:00 ndonjëherë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Sara Gjordeni tregon se në cilin muaj të shtatzënisë është

Magazina
Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Është zbuluar e dashura e Jude Bellingham, modelja holandeze tashmë jeton në Madrid

Magazina

"O Bes Kallaku", reagimi epik i Xhensilës kur fansat i përmendin ish-partnerin në koncert

Magazina
Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Dua Lipa merr vëmendje me pallton e saj të gjatë dhe me prerje të çuditshme në rrugët e New Yorkut

Magazina
Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Ish i dashuri i Princeshës Beatrice gjendet i vdekur në një dhomë hoteli në Miami

Magazina
Kalo në kategori