LAJMI I FUNDIT:

Sonte nis PriFest 11

Sonte nis PriFest 11

Përgjatë gjashtë ditë festive, me mbi 70 filma – prej tyre shtatë premiera botërore, pesë premiera ndërkombëtare, një 1 premierë evropiane, 19 rajonale dhe 32 premiera kosovare – sot nis festivali ndërkombëtar i filmit PriFest.

Filmi debutues i regjisores Arzana Kraja, “Fusha e Mëllenjave”, do të jetë filmi që do të shënojë hapjen zyrtare të edicionit të njëmbëdhjetë të PriFest-it, në ora 21:30 në Teatrin Kombëtar dhe në Kino ABC në ora 22:00.


Gjithashtu, në ora 20:00, në kinemanë e hapur në sheshin “Zahir Pajaziti”, do të shfaqet filmi “Mjaltë nga shkëmbi”, dedikuar Zahir Pajazitit.

Përveç shfaqjes së filmave, do të organizohen edhe shumë aktivitete, punëtori, e mbrëmje festive muzikore.