LAJMI I FUNDIT:

Sonte në TV Dukagjini: Mimoza Kusari-Lila, rrëfen në “Personale”

Sonte në TV Dukagjini: Mimoza Kusari-Lila, rrëfen në “Personale”

Kryetarja e Gjakovës dhe njëra nga politikanet që ka nisur përpjekjen për një koncept të ri politik, Mimioza Kusari-Lila, do të rrëfehet sonte, në emisionin “Personale” të TV Dukagjinit.

Si asnjëherë më parë, ajo do të flas aty për nevojën për një parti të re dhe për njerëzit që duhet të jenë pjesë e saj.


Kusari-Lila tregon pikëpamjet e saj se çfarë e bën PDK-në parti që nuk mund ta zhvillojë Kosovës dhe pse nuk mund të pritet që LDK-ja e tashmë të reformohet.

Ajo aty do të shpalos mendimet e saj edhe për problemet që ka AAK dhe për “surealizmin e Vetëvendosjes”.

Kusari-Lila shpjegon në detaje diskriminimin që po i bënë Qeveria aktuale qytetit që ajo udhëheq, Gjakovës, dhe nëse në projektin e ri politik do të jetë bashkë më Shpend Ahmetin.

“Personale” është emision ku personalitete të politikës, artit dhe medias tregojnë të pathënat e tyre.

Emisionin mund ta ndiqni drejtpërdrejt edhe në telegrafi.com, duke filluar nga ora 20:00. /Telegrafi/