LAJMI I FUNDIT:

Sondazh: Pesë këngët favorite për të triumfuar në Eurovision – cila është më e mira?

Sondazh: Pesë këngët favorite për të triumfuar në Eurovision – cila është më e mira?
(Foto: Eurovision.tv)

Kanë mbetur më pak se 50 ditë deri në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit. Në muajin maj, 40 shtete do të konkurrojnë në festivalin e popullarizuar të muzikës, ndërsa tashmë kanë nisur parashikimet për fituesin potencial.

Qëkur Rusia filloi sulmet mbi Ukrainën, përfaqësuesit ukrainas kanë qenë më të favorizuarit. Grupi “Kalush Orchestra” dhe kënga e tyre “Stefania”, sipas parashikimeve kanë rreth 35 për qind gjasa për të fituar, dy herë më shumë se Italia që aktualisht ka shanse prej rreth 15 për qind.


Italia këtë vit përfaqësohet nga Mahmood dhe Blanco me këngën “Brividi” dhe menjëherë pas fitores në Sanremo, ata u ngjitën në listën e favoritëve. Nëse italianët fitojnë edhe këtë vit, kjo do të jetë fitorja e parë radhazi e një vendi në Eurovision Song Contest që nga fitorja e Izraelit në vitet 1978 dhe 1979. Meqë ra fjala, Mahmood është yll i Eurovisionit që nga viti 2019, kur fitoi vendin e dytë me këngën “Soldi” dhe grumbulloi më së shumti vota nga publiku.

Vendi i tretë në renditje është Suedia. Cornelia Jakobs dhe kënga “Hold Me Closer” aktualisht konsiderohet se ka 12 për qind gjasa për të fituar.

Publikohet klipi i këngës "Sekret" nga Ronela Hajati, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022
Lexo po ashtu Publikohet klipi i këngës "Sekret" nga Ronela Hajati, që përfaqëson Shqipërinë në Eurovision 2022

Pozita e katërt shkon për britanikët, të cilët në edicionin e kaluar nuk morën pikë as nga publiku e as nga juria e Eurosong. Megjithatë, këtë vit ata janë direkt në finale me këngën “Space Man” të Sam Ryder, ashtu si italianët, pasi i përkasin ‘Pesëshes së Madhe’ – vendeve që janë partnerët më të mëdhenj financiarë të EBU (European Broadcasting Union).

Grekët janë të pestët në renditjen e favoritëve. Amanda Tenfjord interpreton këngën “Die Together” dhe sipas parashikime ajo ka rreth katër për qind shanse për të fituar.

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, është zëri që do të përfaqësojë Shqipërinë në edicionin e sivjetmë të Eurovisionit me këngën “Sekret”, e cila fitoi biletën e përfaqësimit të shtetit shqiptar në garën evropiane, pasi u shpall triumfuese në Festivalin e RTSH-së në dhjetor të vitit të kaluar.

Dhe, cila ju pëlqeu më shumë? /Telegrafi/


Në trend Magazina

Më shumë
“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

“Me lekët e Big Brother do të shlyente borxhet e ko*ainës”, Stresi bën deklaratën e fortë për Vedat Bajramin

Magazina
Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Xhuli i reagon Stresit publikisht: M'i ka premtuar 30 mijë euro dhe s'mi ka dhënë, ai pi bar nëpër qoshet e Tiranës

Magazina
Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Rita Ora shkëlqen me dukjen glamuroze në eventin e lansimit të markës së saj të re për flokë

Magazina

"Faleminderit Zotit, inshallah e përjeton secili prej jush", Bardhi bën dedikimin për foshnjën të cilën ai dhe Sara po e presin

Magazina
Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Arrestime të artistëve shqiptarë në Zvicër? Policia kantonale e Cyrihut konfirmon se ka pasur bastisje në klube nate, por nuk specifikon emra

Butrint Avdyli
Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Sara publikon video të barkut, i bën dedikimin foshnjës: Mami dhe babi shpresojnë që për ty të jenë shembulli më i mirë

Magazina
Kalo në kategori