LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i kërkon drejtuesve të Unitedit gjashtë përforcime

Solskjaer i kërkon drejtuesve të Unitedit gjashtë përforcime
Ole Gunnar Solskjaer (Foto: Shaun Botterill/Getty Images/Guliver)

Menaxheri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer ndjen se skuadra e tij është gjashtë nënshkrime më pak se ku duhet të jetë.

Sipas mediumit The Times, Solskjaer ka informuar bordin e Unitedit se i duhen gjashtë lojtarë të rinj për të kthyer anijen që po fundoset në Old Trafford.


Solskjaer e ka në vëmendje një mbrojtës të krahut, dy mesfushorë qendrorë, një numër 10, një anësor sulmi dhe një sulmues për të udhëhequr vijën e tij të parë.

Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi
Lexo po ashtu Solskjaer është zyrtarisht trajneri me statistikat më të tmerrshme në 50 vitet e fundit te Unitedi

Raporti i këtij mediumi shton se bordi i Unitedit është zotuar të mbështesë Solskjaerin dhe do t’i japë atij paratë e kërkuara për të zgjidhur gjërat këtë sezon.

Problemi më i madh i Unitedit këtë janar është se ata janë përpjekur të nënshkruajë lojtarët për një çmim të drejtë.

Befason Unitedi, Tevezi përfundon si objektiv për sulmin
Lexo po ashtu Befason Unitedi, Tevezi përfundon si objektiv për sulmin

Lëvizja e Djajve të Kuqë për Bruno Fernandes duket se u rrëzua për këtë arsye, me çmimin e kërkuar nga Sporting Lisbona që dështoi një marrëveshje.

Unitedi dëshironte të paguante jo më shumë se 50 milionë funte për portugezin, ndërsa Sportingu kërkonte një tarifë afër 70 milionë funtesh. /Telegrafi/