LAJMI I FUNDIT:

Solskjaer i dërgon mesazh bordit të Manchester United pas dyshimeve të ngritura rreth të ardhmes së tij

Solskjaer i dërgon mesazh bordit të Manchester United pas dyshimeve të ngritura rreth të ardhmes së tij

Ole Gunnar Solskjaer i ka dërguar mesazh bordit të Manchester United pasi janë ngritur dyshime rreth të ardhmes së tij në Old Trafford, raporton The Telegraph.

Djajtë e Kuq kanë humbur në shtëpi nga Arsenali dhe pësuan disfatë edhe nga Basaksehir në Ligën e Kampionëve, derisa nuk e kanë fituar ende asnjë takim në stadiumin e tyre.


Duke marrë parasysh atë që kanë pësuar Louis van Gaal dhe Jose Mourinho, nuk përjashtohet mundësia që edhe norvegjezi të ballafaqohet me një gjë të tillë.

Manchester United fitoi 3-1 në udhëtim te Evertoni në fundjavën e kaluar, por që kjo gjë nuk e ka larguar rrezikun e shkarkimit të Solskjaerit.

Krahasime mes Solskjaerit dhe Kloppit – statistikat tregojnë se Unitedi nuk duhet ta shkarkojë norvegjezin
Lexo po ashtu Krahasime mes Solskjaerit dhe Kloppit – statistikat tregojnë se Unitedi nuk duhet ta shkarkojë norvegjezin

The Telegraph raporton se trajneri ka kërkuar nga bordi i klubit që të shikojnë në transferime të mëdha në janar, se sa të shkarkojnë atë.

Por, nëse vazhdon forma me rezultate negative deri në fund të vitit, atëherë nuk përjashtohet mundësia edhe e shkarkimit të tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Mendova se mi theu të gjithë dhëmbët" - Evander Holyfield zbuloi se cili boksier e goditi më fort

Boks
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

Zbulohet arsyeja pse Xavi vendosi të qëndrojë te Barcelona

La Liga

"Mbajeni atë", legjenda Adrian Mutu e konsideron Albion Rrahmanin si sulmuesin më të mirë në Rumani

Ligat tjera
El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

El Clasico zhvendoset në SHBA, amerikanët mirëpresin ngjarjet më të rëndësishme të futbollit botëror

La Liga
Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për

Supersulmuesi që refuzoi Atleticon për "frikën e Simeones" dhe Real Madridin për Florentino Perezin

La Liga
Kalo në kategori