LAJMI I FUNDIT:

Solari: Më pëlqeu serioziteti dhe dëshira ndaj Plzenit, lojtarët e merituan fitoren

Solari: Më pëlqeu serioziteti dhe dëshira ndaj Plzenit, lojtarët e merituan fitoren

Santiago Solari ka thënë se i pëlqeu serioziteti dhe dëshira që Real Madridi i tij tregoi gjatë fitores së tyre 5-0 në udhëtim te Viktoria Plzen të mërkurën mbrëma.

Mbretërit arritën një fitore të madhe te Plzeni dhe kjo fitore e ka ndarë të kënaqur trajnerin Solari, i cili ka tri fitore në tri ndeshjet e para me Realin.


“Nuk mund të kërkoja shumë më shumë se kaq”, ka thënë fillimisht Solari pas ndeshjes.

Real Madridi kthehet në realitet, shënon pesë herë ndaj Viktoria Plzen
Lexo po ashtu Real Madridi kthehet në realitet, shënon pesë herë ndaj Viktoria Plzen

“Ekipi bëri atë që kishin për të bërë. Ata shënuan disa gola spektakolar dhe ne ishim shumë serioz në qasjen tonë”.

“Ne bëmë shumë gjëra mirë, por mbi të gjitha do të marr seriozitetin me të cilin luajtëm dhe dëshirën tonë për të shënuar”.

Solari është ndarë i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të tij

“Ju mund të shënoni kaq shumë gola kur lojtarët tuaj kanë cilësinë tonë. Courtois në vend të Keylor ishte një vendim që unë bëra”.

“Megjithatë, unë duhet të them se Keylor është një zotëri dhe ai ka të gjithë admirimin tim si një lojtar dhe respekt si një njeri”.

Notat e lojtarëve, Plzen 0-5 Real Madrid: Kross, Bale dhe Benzema mbretërojnë në Çeki
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Plzen 0-5 Real Madrid: Kross, Bale dhe Benzema mbretërojnë në Çeki

“Nëse fiton 5-0 do të ketë duartrokitje, por çdo ndeshje është ndryshe nga tjetra. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë me përulësi, sakrificë dhe ambicie për të shënuar, para se të mendojmë për ndeshjen tjetër”.

“Lojtarët janë ata që fituan ndeshjen. Janë ata që meritonin fitoren”, përfundoi trajneri argjentinas. /Telegrafi/