Ish-përfaqësuesi i lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po i përdor lidhjet me Rusinë dhe me Kinën kundër Republikës së Kosovës.
Ai ka theksuar se Vuçiq, përkundër afrimit me Bashkimin Evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia, teksa vendi i tij po ashtu po vazhdon të tërheqë investime të majme nga Kina. Që të dy vendet, edhe Rusia, edhe Kina, refuzojnë të njohin pavarësinë e Kosovës.
Solana, ish-sekretar i përgjithshëm i Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO), ka kujtuar, në një shkrim autorial të botuar nga Project Syndicate, se si “gjatë një vizite në Beograd më 2014, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, deklaronte se ‘Rusia, ashtu si në të kaluarën, do të vazhdojë ta shohë Serbinë si aleatin më të ngushtë’”, njofton Gazeta Express.
Përveç lidhjeve të moçme kulturore me Rusinë, ka theksuar Solana, Serbia varet nga Rusia për furnizim me energji, si dhe llogarit në fuqinë e saj për veto si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. “Për aq kohë sa Serbia shihet me sy të mirë nga Rusia, ajo mund ta bllokojë anëtarësimin e Kosovës në OKB”, shkruan Solana, aktualisht shef i Qendrës ESADE për Ekonomi Globale dhe Gjeopolitika.
Sikurse Jugosllavia e Josip Broz Titos dikur, edhe Serbia e sotme zyrtarisht deklarohet si shtet neutral, thekson Solana.
“Ajo bashkëpunon ngushtë me NATO’n, nëpërmjet Partneritetit për Paqe, përderisa në të njëjtën kohë organizon manovra ushtarake me ushtrinë ruse. E, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, përderisa pohon të jetë qartas në favor të integrimit evropian, nuk ka shfaqur kurrfarë gatishmërie për t’u distancuar nga Rusia”, ka shkruar Solana, dikur ministër i Jashtëm i Spanjës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet
Bujar Osmani shpall fitore: Dallimi është mbi 40 mijë vota ndaj Taravarit
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova
Zbulohen dy kërkesat që Laporta ia bëri Xavit në një takim urgjent – njëra ka të bëjë me Guardiolën