Sokoli pret fitore ndaj Istogut

Tekniku prishtinas thotë se të përzgjedhurit e tij do ta sulmojnë ekipin kundërshtar. Ai beson se Prishtina në sezonin e ri do të startojë më fitore.
“Është ndeshje e rëndësishme për neve. Jemi të përgatitur që të sulmojmë kundërshtarin dhe jam optimist se do të fitojmë. Starti është i rëndësishëm, sepse pas një fitoreje krijohet vetëbesim, andaj për këtë vetëbesim duhet të bëjmë çmos që të fitojmë ndeshjen”, ka thënë Sokoli për faqen zyrtare të klubit prishtinas, transmeton KP.
“Për mua është më rëndësi futbollistët të luajnë ashtu siç kemi punuar këto ditë, sepse nëse luajmë siç kemi punuar nuk dyshoj në fitore”, tha ai.
Ballafaqimi ndërmjet Prishtinës dhe Istogut nis në orën 17:00. /Telegrafi/

Nga
Telegrafi
16/08/2014
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate


















































