LAJMI I FUNDIT:

Sokoli i ashpër me futbollistët e tij: Nuk jam i kënaqur as me ndeshjen e as me rezultatin

Sokoli i ashpër me futbollistët e tij: Nuk jam i kënaqur as me ndeshjen e as me rezultatin

Gjilani nuk ka shkuar më shumë se një pikë në udhëtim te Feronikeli (1-1). Në fakt skuadra e Bylbyl Sokolit mori një barazim në pjesën e dytë të lojës, pasi që në fraksionin e parë ishte në disavantazh.

Pikërisht, kryetrajneri i kësaj skuadre, Sokoli, pas ndeshjes deklaroi se është tërësisht i pakënaqur nga ajo se çfarë treguan futbollistët e tij në këtë ndeshje.


“Nuk jam i kënaqur as me lojën e as me rezultatin. Kjo është e patolerueshme, pasi që nuk jemi marrë vesh para ndeshjes. Nuk është aspak korrekte dhe nuk shkon me përgatitjen që kemi bërë për këtë takim. Fubollistët nuk zbatuan asnjë pikë të asaj që jemi marrë vesh”, deklaroi fillimisht Sokoli për “Art Sport”.

“Kemi shumë punë për t’u përmirësuar. Kështu nuk guxojmë të luajmë asesi”.

“Jackson ka qenë i padisiplinuar dhe është kërkuar të largohet, ndërkohë Frashëri ka kërkuar që të lirohet dhe klubi i ka plotësuar këtë kërkesë. Megjithatë, ne nuk kemi problem me fazën e mbrojtjes, pasi që kemi Sorsan, njërin prej mbrojtësve më të mirë në ligë. Ne kemi probleme me disiplinën taktike, gjë të cilën duhet ta përmisojmë në ndeshjet e radhës”, përfundoi Sokoli.

Gjilani mbetet në pozitën e katërt të renditjes tabelare me 30 pikë, ndërkohë në xhiron e ardhshme udhëton drejt Podujevës për t’u përballur me Llapin. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Zinedine Zidane ‘një hap larg’ emërimit si trajner i gjigantit të njohur evropian

Ndërkombëtare
E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

E ardhmja e Guardiolës tek Man City në dyshim – një emër i ri del favorit për ta zëvendësuar atë

Premier League
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Phil Foden shpjegon pse Bellingham është një ‘dhuratë nga Zoti’ për Anglinë

Ndërkombëtare
Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Refuzohet kërkesa e Prokurorisë, Akil Gjakova lirohet nga paraburgimi

Xhudo
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori