LAJMI I FUNDIT:

Sneijder thotë se mund të ishte bërë si Messi apo Ronaldo  – holandezi tregon se çfarë e pengoi

Sneijder thotë se mund të ishte bërë si Messi apo Ronaldo  – holandezi tregon se çfarë e pengoi

Wesley Sneijder insiston se mund të ishte bërë një lojtar i mirë si Cristiano Ronaldo apo Lionel Messi.

Por, holandezi e pranon se nuk ishte i gatshëm t’i bënte sakrificat që kanë bërë portugezi e argjentinasi për të dominuar dekadën e fundit.

Sidoqoftë, Sneijder e ka shijuar një karrierë të suksesshme me klube dhe vendin, Ai ishte një figurë e rëndësishme te Interi, duke fituar tripletën në sezonin 2009/10 dhe ka shënuar 31 gola në 134 paraqitje për ‘Tulipanët’.

Ish-mesfushori sulmues kishte luajtur edhe për klube si Ajaxi, Real Madridi dhe Galatasaray, para se të kalonte te skuadra nga Katari, Al-Gharafa.

“Mund të isha sikurse Messi apo Ronaldo. Nuk mendoja se duhej bërë ato sakrifica”, ka thënë ai në një intervistë me Gianluca di Marzion.

“E shijova jetën, ndoshta kam pirë një gotë me verë në darkë. Leo dhe Ciristiano janë ndryshe, ata kanë bërë shumë sakrifica”.

“Por kjo është gjë e mirë nga unë, karriera ime ishte ende e mrekullueshme”, ka shtuar më tej Sneijder.

Holandezi ndër vite kishte fituar shumë trofe, derisa ishte edhe në garë për Topin e Artë, duke përfunduar në pozitën e katërt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Zviceranët e provokojnë me pyetje Shaqirin, ai i përgjigjet me fakte: Kur nuk kam qenë i gatshëm për ngjarjet e mëdha?

Ndërkombëtare
Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Edon Zhegrova kthehet me vetëbesim te Lille, shënon super gol në derbi

Ligue 1
Zhegrova i pandalshëm – shënon sërish në derbi, yll i mbrëmjes te Lille

Zhegrova i pandalshëm – shënon sërish në derbi, yll i mbrëmjes te Lille

Ligue 1
Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Messi zgjedh katër lojtarët që do fitojnë Topin e Artë në të ardhmen – shpërfill Bellinghamin

Ndërkombëtare
A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

A ka ardhur koha që Edon Zhegrova të jetë lider i ri i Kosovës?

Përfaqësuesja e Kosovës
Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Liverpoolit i refuzohet oferta prej 68 milionë eurosh për top yllin e Real Madridit

Premier League
Kalo në kategori