LAJMI I FUNDIT:

Sneijder: Juventusi nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve as me Ronaldon

Sneijder: Juventusi nuk mund ta fitojë Ligën e Kampionëve as me Ronaldon

Wesley Sneijder fitoi Ligën e Kampionëve me Interin, por dyshon se Juventusi mund të bëjë të njëjtën gjë, madje edhe me Cristiano Ronaldon në ekip.

Bardhezinjtë u bënë një nga favoritët për të fituar trofeun evropian pas sjelljes së CR7 nga Real Madridi, pasi në skuadër kanë edhe emra tjerë si Emre Can, Blaise Matuidi, Paulo Dybala, Mario Mandzukic dhe Douglas Costa.

Megjithatë, fitues i trefishtë i trofeve, Sneijde, nuk është i bindur se Juve do t’i japë fund pritjes së tyre 22-vjeçare për të fituar kurorën evropiane.

Juventusi po përgatitet për ta pushtuar Evropën – Blerjet e mëdha të Zonjës së Vjetër dhe dy formacione me të cilat pritet të luajë
Lexo po ashtu Juventusi po përgatitet për ta pushtuar Evropën – Blerjet e mëdha të Zonjës së Vjetër dhe dy formacione me të cilat pritet të luajë

“Unë nuk mendoj kështu”, ka thënë fillimisht ylli holandez për të beIN Sports.

Sneijder fitoi Ligën e Kampionëve me Interin (Getty Images)

“Nuk ka të bëjë me një lojtar që e njihni”.

“Sigurisht që në vitet e fundit Juventusi ka bërë një punë të shkëlqyeshme në Ligën e Kampionëve. Por nuk ka të bëjë me një lojtar që do të ndryshojë gjithçka, se do të ndryshojë aq shumë sa që do të fitoni Ligën e Kampionëve”.

Agnelli: Objektivi jonë është Liga e Kampionëve
Lexo po ashtu Agnelli: Objektivi jonë është Liga e Kampionëve

“Ekipet janë më të forta dhe ashpra sesa Juventusi. Për ligën në rregull, do të më befasojnë nëse nuk fitojnë ligën, por Ligën e Kampionëve mendoj se kanë nevojë për më shumë”.

Sneijder përveç Ligës së Kampionëve me Interin ka fituar edhe shumë tituj shtetëror dhe kupa me Ajaxin, Real Madridin dhe Galatasarayn. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Për tre muaj, 50 baste: Publikohet videoja ku Tonali mezi pret të ndëshkohet me karton të verdhë

Premier League
Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Reagon babai i Olti Hysenit, pas deklaratës 'bombastike' të lojtarit të talentuar

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Zbulohet emri i vërtetë i Kylian Mbappes - ka lënë të shokuar fansat e tij

Ligue 1
I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

I pyetur nga Bundesliga se cilit person të famshëm ia ka numrin e telefonit - Xhaka zgjodhi legjendën e futbollit

Bundesliga
Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Një minutë në fushë kushton 2 milionë euro – dështimi më i madh i Chelseat nga blerjet e fundit

Premier League
Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Kalimi te Real Madridi nuk ka të bëjë me paratë: Zbulohet pasuria neto e Kylian Mbappes

Ligue 1
Kalo në kategori