Zëvendëskryeministrja e qeverisë sllovene, Tanja Fajon është pro hyrjes sa më të shpejtë të Kroacisë në Shengen, por kjo kushtëzohet me zbatimin e vendimit të arbitrazhit për kufirin.
E përditshmja kroate, Veçernjilist raporton edhe një deklaratë të ministrit të Jashtëm kroat, Gordan Grlic Radman, i cili thekson se hyrja e Kroacisë në Shengen nuk ka të bëjë fare me procedurën e arbitrazhit.
Qeveria e re sllovene do të fillojë mandatin e saj në një kohë rekord, më 3 qershor, vetëm 40 ditë pas zgjedhjeve parlamentare në të cilat votuesit sllovenë i dhanë besim të jashtëzakonshëm kryeministrit të ardhshëm, Robert Golob dhe partisë “Lëvizja për Liri”.
Ministrinë e Jashtme dhe Evropiane do ta udhëheq kryetarja e socialdemokratëve, Tanja Fajon, e cila do të jetë edhe një nga zëvendëskryeministret e qeverisë së re, raporton index.hr.
Sipas agjencive të lajmeve në Slloveni, Fajon u tha gazetarëve se për marrëveshjen e hyrjes së Kroacisë në Shengen, kjo e fundit duhet të rinovohet sa më shpejt që të jetë e mundur dhe të vendosen rregulla të qarta dhe transparente sipas të cilave shtetet mund të hyn në zonën Shengen.
Ajo gjithashtu tha se ishte pro hyrjes sa më të shpejtë të Kroacisë në Shengen dhe se rregullat e përmendura përfshijnë zbatimin e një vendimi arbitrazhi që përcaktonte kufirin ndërmjet Kroacisë dhe Sllovenisë.
Pas një ndërprerjes dyvjeçare të arbitrazhit gjatë qeverisjes së kryeministrit Janez Jansha, çështja e arbitrazhit është rikthyer në rendin e ditës me qeverinë e Golobit, i cili deklaroi se arbitrazhi mbetet “një spirancë në politikën e Sllovenisë ndaj Kroacisë”, gjë që mund të dërgojë në tensione të reja në marrëdhëniet midis Zagrebit dhe Lubjanës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Hakmarrja” e Izraelit ndaj Iranit – të gjitha zhvillimet, minutë pas minute
Ministri ekstremist izraelit e përshkruan me një fjalë sulmin e Izraelit ndaj Iranit
Izraeli sulmon Iranin me raketa
Pamjet e para nga sulmi izraelit drejt Iranit
'Për herë të parë' Ukraina rrëzon një aeroplan bombardues strategjik rus
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Çfarë janë retë artificiale dhe a shkaktuan përmbytjet e mëdha në Dubai?
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit
Parandalohet vrasja e Volodymyr Zelenskyt - arrestohet shtetasi polak që bashkëpunonte me rusët
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi