LAJMI I FUNDIT:

Sllaveski: Nuk besoj se Zaevi do të ringjall ekonominë e Maqedonisë

Sllaveski: Nuk besoj se Zaevi do të ringjall ekonominë e Maqedonisë

Profesori Trajko Sllaveski, në emisionin televiziv “Top Tema”, theksoi se lëvizja e kryeministrit Zoran Zaev për t’u bërë ministër i financave nuk është verifikuar me institucionet financiare ndërkombëtare, të cilat nuk janë të parëndësishme për zhvillimin e Republikës së Maqedonisë dhe se ky veprimi i tij nuk do të gjej simpatinë e tyre.

Sllavevski tha se për pesë muaj sa kanë ngelur deri në fund të vitit, nuk beson se Zaev do të ketë sukses për ringjalljen e ekonomisë së Maqedonisë.


“Mua ende më është e paqartë deklarata e Zaevit, se ministri i Financave po ndryshohet sepse viti 2019 është viti i ekonomisë. Unë nuk mendoj se, për pjesën e mbetur të vitit 2019, saktësisht pesë muaj, ekonomia do të ringjallet nëse kryeministri e zëvendëson ministrin e Financave”, tha Sllaveski./Telegrafi/