LAJMI I FUNDIT:

Sllaveski: Inflacioni është dy herë më i lartë se në eurozonë, normat e interesit duhet të rriten mbi 10 për qind

Sllaveski: Inflacioni është dy herë më i lartë se në eurozonë, normat e interesit duhet të rriten mbi 10 për qind

Ish-ministri i Financave, Trajko Sllaveski në një intervistë për “Radio Evropa e Lirë” i ka bërë thirrje Bankës Popullore, si organ për kontrollin e çmimeve, që ta rrisë normën e interesit mbi 10 për qind, sepse, siç thotë ai, denari nuk mund ta përcjellë më rrjedhën e euros, ndërsa inflacionit në Maqedoni është dy herë më i lartë se në eurozonë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“E shihni, në këtë mënyrë, me një politikë të tillë monetare, e cila vonohet rëndë, në një farë mënyre vjen deri te një gjendje mbiçmimi të vlerës së kursit. Çfarë dua të them? Fakti që ne nga viti 1997 e deri vonë kemi arritur të ruajmë kursin fiks të denarit, këtu nuk ka mister, ka ardhur për faktin se inflacioni në Republikën e Maqedonisë ka qenë pothuajse i barabartë ose në kuadër të inflacionit në vendet e eurozonës, vetëm nën dy për qind. Tani kemi dyfishin e normës së inflacionit të vendeve të eurozonës.


Shikoni tani, produktet e qumështit për kilogram, përpunimi i mishit, kanë arritur çmime të shprehura në euro më të larta se ato në tregjet evropiane, kjo duhet të shqetësojë thellë Bankën Qendrore dhe duhet t’i kushtojë më shumë vëmendje luftës kundër inflacionit. Pra, rritja e kursit të këmbimit, mallrat tona bëhen më të shtrenjta për blerësit e huaj të interesuar dhe kjo do të ndikojë në mënyrë të pashmangshme në zgjerimin e hendekut në bilancin e pagesave, domethënë deficitin e bilancit të pagesave, borxhe më të mëdha, humbje të rezervave valutore. etj.

Vlerësimi im është se nëse do të kishte pasur një guvernator tjetër, zotin Goshev, do të kishim norma interesi mbi 10 për qind nga Banka Qendrore, sepse në një krizë të mëparshme në vitet 2008-2009, në mars 2009, norma e interesit të Bankës Qendrore arriti në nëntë për qind”, thotë Sllaveski./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Numërohen mbi 90 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë

"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?

Lajme
Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Ahmeti: OBRM-PDUKM-ja e ka ndihmuar VLEN-in, ne kemi siguruar 19 mandate

Politikë
Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Kasami: Prej nesër mund ta shpallim koalicionin me OBRM-PDUKM-në, VLEN është fitues absolut te shqiptarët

Politikë
Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Garë e ngushtë për deputet në Zonën Zgjedhore 6 mes Frontit Evropian dhe VLEN-it

Politikë
Kalo në kategori