LAJMI I FUNDIT:

Skuqje e shpejtë me pak vaj

Skuqje e shpejtë me pak vaj

Fikrie Gagica- Ukelli
Autore e librit “1000 receta për çdo familje”

Përbërësit:


* 500 gr perime të ndryshme: karota, kungulleshka, presh, bishtaja, speca ngjyrash të ndryshme, shparguj, kërpudha, qepujka, 2 lugë vaj, 1/2 lugë gjalpë, kripë, piper, erëza të përziera.

Përgatitja:

Perimet lahen, fshihen dhe priten përafërsisht në pjesë të njëjta. Karotat dhe kungulleshkat priten shumë hollë në rrathë. Perimet është mirë të fërgohen në wok pau (enë kineze me fund masiv të lakuar), por në mungesë, ato fërgohen në tigan të madh tefloni. Nxehet ena në zjarr të fuqishëm. Hidhet yndyra dhe sa të nxehet, derdhen perimet. Kriposen, piperosen, hidhen erëzat dhe fërgohen 3-4 minuta duke i përzier. Kësaj mase i shtohet 1 lugë salcë domatesh, specall djegës sipas dëshirës dhe fërgohen edhe 1 minutë. Perimet e fërguara shpejtë dhe me pak vaj, shërbehen me mish, pilaf, vezë etj./Telegrafi/