Skuadrat drenicase përballen mes vete

Dy skuadrat drenicase që po kalojnë formë mjaftë të mirë sidomos Ferronikeli që është edhe lider në elitë do t’i masin forcat mes vete.
‘Nikli’ ndodhet në pozitën e parë me 40 pikë, plot 13 më shumë se Drenica e cila radhitet në vendin e shtatë me 27 sosh.
Kjo njëherit pritet të jetë përballja më e vështirë për Ferronikelin në pranverë, pasi gjithmonë ndeshjet me Drenicën kanë qenë të vështira.
Ndeshja tjetër që do të zhvillohet ditën e shtunë do të jetë ajo mes Trepçës dhe Vëllaznimit.
Ndërkohë ditën e diel do të zhvillohen edhe katër ndeshje të tjera, ku vëmendja më e madhe do të jetë në Gjilan, pasi Drita pret Prishtinën.
Gjilanasit vijnë pas humbjes me Besën e Pejës dhe do të kërkojnë fitore ndaj Prishtinës që ka shënuar katër fitore radhazi.
Interesant pritet të jetë edhe në kryeqytet, ku Hajvalia pas humbjes nga Istogu do ta pret Besën e Pejës.
Ndërkohë, Istogu do të jetë nikoqire e Trepçës `89, ndërsa Ferizaj do ta pret Kosovën e Vushtrrisë. /Telegrafi/
Superliga – Java 21
Orari dhe gjyqtarët
E shtunë – ora 13:00
Drenica – Feronikeli
(K.Vula.B.Kepuska. I.Kabashi. B.Batalli)
Trepça – Vëllaznimi
(I.Shuleta. L.Muhadri. S.Haziri.M.Bejtullahu)
E diel – ora 13:00
Istogu – Trepça ‘89
(B.Gashi. B.Selimaj. F.Berisha. B.Kosumi)
Hajvalia – Besa
(A.Tahiri. A.Ejupi. M.Berisha. G.Nuza)
Ferizaj – Kosova (V)
(I.Kelmendi. A.Latifi. B.Rama. N.Rraci)
Drita – Prishtina
(G.Shala. J.Musolli. F.Sekiraqa. M. Baliu)



















































