LAJMI I FUNDIT:

Skuadra angleze afër talentit të madh të Realit

Skuadra angleze afër talentit të madh të Realit

Mariano Diaz pritet të huazohet nga Real Madridi gjatë afatit kalimtar të janarit.

Sulmuesi i talentuar ka pasur luajtur disa ndeshje me skuadrën e parë të Realit ku ka shënuar edhe gola të rëndësishëm.


23-vjeçari kërkon të luaj më shumë dhe ‘Los Blancos’, kanë pranuar huazimin e tij.

Së fundmi është Southampton që ka zgjuar interesimin për të dhe kërkon ta marrë në Ligën Premier.

Për lojtarin interesim kanë shprehur edhe disa skuadra të njohura spanjolle si Sevilla, Deportivo La Coruna dhe Eintracht Frankfurti në Gjermani.

Në nëntë ndeshje të zhvilluara me ekipin e parë të Real Madridit, Diaz ka shënuar pesë gola dhe ka asistuar te një tjetër. /Telegrafi/
Romak