LAJMI I FUNDIT:

Skenderaj bëhet komuna e parë me hartë zonale dhe plan zhvillimor sipas ligjit të ri të planifikimit hapësinor

Skenderaj bëhet komuna e parë me hartë zonale dhe plan zhvillimor sipas ligjit të ri të planifikimit hapësinor

Kuvendi i Komunës së Skenderajt, me shumicë votash sot ka miratuar Hartën Zonale 2020-2028 dhe me këtë është bërë komuna e parë në Republikën e Kosovës, që ka kompletuar legjislacionin në fushën e planifikimit hapësinor, në harmoni me ligjin e ri të planifikimit hapësinor.

Me këtë rast kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, ka falënderuar grupin punës për hartimin e këtij dokumenti dhe Ministrinë e Ekonomisë e Ambientit si dhe UN-HABITAT-in për përkrahjen e dhënë në këtë proces shumë të rëndësishëm për të ardhmen e komunës sonë.


Jashari ka deklaruar që i tërë procesi i hartimit të Hartës Zonale të komunës sonë, ka qenë transparent dhe i hapur, duke inkuadruar drejtpërdrejt edhe qytetarët dhe grupet e interesit në hartimin e këtij dokumenti strategjik të komunës sonë.

“Me hartën zonale 2020-2028 qyteti jonë do të merr pamje të re, do të sigurohet një zhvillim i qëndrueshëm gjithëpërfshirës dhe i baraspeshuar i planifikimit hapësinor për tërë territorin e komunës. Po ashtu me këtë dokument strategjik do të sigurohet shfrytëzimi i përshtatshëm i tokës, mbrojtja e mjedisit dhe ruajtja e trashëgimisë kulturore dhe natyrore, duke hapur rrugë për investime, zhvillim ekonomik e turizëm”, deklaroi kryetari Jashari.

Kryetari Jashari tutje ka thënë që duke u bazuar në këtë dokument, synojmë që të krijojmë kushte të përshtatshme për biznese për të gjeneruar vende të reja të punës, investime të reja dhe zhvillim të qëndrueshëm.

Ne emër të Ministrisë së Ekonomisë dhe Ambientit, foli zv/Ministrja e Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija- Deva, e cila përgëzoi Kryetarin Jashari dhe komunën e Skenderajt për suksesin e arritur me hartimin dhe miratimin e hartës zonale.

Drejtoresha e Urbanizmit, Sanije Ahmeti dhe Sami Stagova nga UN-HABITAT kanë prezantuar hartën zonalë para asamblistëve dhe janë përgjigjur në pyetjet e tyre.

Pas debatit nga asamblistët, me shumica votash është miratuar Harta Zonale e Komunës së Skenderajt 2020-2028. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Gjuajtje me armë zjarri tek një pompë derivatesh në Prishtinë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori