LAJMI I FUNDIT:

Skandal korrupsioni në Bullgari, i përfshirë edhe “krahu i djathtë” i kryeministrit Borisov

Skandal korrupsioni në Bullgari, i përfshirë edhe “krahu i djathtë” i kryeministrit Borisov

Dhjetëra politikanë bullgarë janë përfshirë në një skandal korrupsioni pasi kanë favorizuar një firmë ndërtimi e cila më pas u ka ofruar shtëpi me çmime shumë më të ulëta se tregu.

Prokurori Publik thotë se në skandal është përfshirë dhe krahu i djathtë i kryeministrit Bojko Borisov.


Politika bullgare është përfshirë në një skandal që deri tani ka sjellë dorëheqjen e një sërë zyrtarëve të lartë, përfshirë ministra dhe zëvendësministra.

Skandali që shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur u zbulua se kompania e ndërtimit “Artex” po u shiste deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë, apartamente luksoze në zonën Iztok të Sofjes, me çmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha dorëheqjen, përcjell oranews.tv.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva dha dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Sipas Prokurorit Publik dhe Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit në këtë skandal është përfshirë dhe Cvetan Cvetanov, “krahu i djathtë” i kryeministrit Bojko Borisov dhe udhëheqësi i grupit parlamentar të partisë Gerb dhe njëherësh nënkryetar i partisë.

Nën hetim është vendosur nga autoritetet edhe kompania “Artex”.

Mediet e Sofjes theksojnë se kryeministri Borisov do të kërkojë largimin e Cvetanov-it nga detyra.