LAJMI I FUNDIT:

S’KA RRUGËDALJE

S’KA RRUGËDALJE

Nga: Peter Gabriel (kënga “No Way Out”, albumi “Up”, 2002)
Përktheu: Fadil Bajraj

pashë një grup njerëzish duke u tubuar
rreth një figure që ishte shtrirë përtokë
dhe njëri vraponte për të telefonuar
e njeriu bie në gjunjë përdhe
e njeriu bie në gjunjë përdhe
diç më shtrëngon në gjoks
e di se jam futur në këtë
oh Zot mos lejo të jesh – ti


mos na braktis
mos ik kësisoj
mos më le këtu prapë
unë s’po heq dorë prej teje
s’ka tjetër
mos na braktis
mos ik

ngjyra në këmishën tënde po nxihet,
kundrejt zbehtësisë së lëkurës sate
më kujtohet si mbaje peshkun e kuq
kur notonte në qese plastike
kur notonte në qese plastike
e mbaje aq lart
në dritat e ndritshme të panairit
ai rrëshqiti e ra
e ne shikuam kudo

mos na braktis (sytë të shkëlqejnë, gjaku të vlon)
mos ik kësisoj (zemrën e ke të fortë, po mbahesh)
mos më le prapë këtu (e ndiej pulsin tënd, ta mbaj dorën)
unë s’po heq dorë prej teje
s’ka tjetër
mos na braktis
s’ka rrugëdalje
s’ka rrugëdalje

mos na braktis
mos ik kësisoj
mos më le prapë këtu (e ndiej pulsin tënd, ta mbaj dorën)
unë s’po heq dorë prej teje
s’ka tjetër
mos na braktis
mos u largo
s’ka rrugëdalje