Drejtoria për Sport në Komunën e Vushtrrisë, ka marrë vendim që të mbështesë Bordin e ri të klubit, me në krye Bekim Pantinën. Këta të fundit javë më parë ia ndërruan emrin klub, duke ia rikthyer emrin e vjetër, Kosova e Vushtrrisë.

Në dokumentin e siguruar nga gazeta sport plus, thuhet se Komuna e mbështetë kryesinë e re të Kosovës së Vushtrrisë. Sipas këtij dokumenti, deri te ky vendim ka ardhur si pasojë e moskthimit në klub të ish-pronarit, Jeton Sadiku në datën e përcaktuar.


Sadiku thuhet se ndodhet në paraburgim.

Sadiku për momentin është në paraburgim, pasi në dhjetor është arrestuar nga Policia e Kosovës me dyshimet se kishte falsifikuar dokumente në tentim të përfitimit material.

Me emrin Llamkos Kosova, vushtrriasit fituan për herë të parë titullin e kampionit në futboll.
 

telegrafi sport app