Me mijëra fansa të Ghetto Geasy dhe Majk janë duke u munudar ta tregojnë talentin e tyre në këndim dhe vallëzim, duke ri-krijuar video me hitin e ri “Sjena Mo”.

Dhe kjo çfarë po bëjnë fansat me “Sjena Mo” ngjan shumë me atë që kanë bërë fansat e këngës Happy nga Pharrell Williams.


Në mesin e fansave të kësaj kënge janë edhe dy modele shumë të suksesshme shqiptare, Emina Cunmulaj dhe Afërdita Dreshaj.

Por nuk janë vetëm këto dyja që janë duke e kënduar këngën dhe duke postuar video të shumta në Instagram, sepse nëse e kërkoni këngën me hashtag #SjenaMo në Instagram do ta shihni se ka me mijëra fansa që e kanë bërë versionin e tyre të këngës duke kënduar dhe vallëzuar.

Dhe secila video është tepër interesante për tu parë, dhe për ta kuptuar se kënga është duke u bërë një version i hitit viral që këndohet nga të gjithë, dhe në çdo situatë. /Telegrafi/