LAJMI I FUNDIT:

Situatë e qetë në veri

Situatë e qetë në veri
Foto: Ilustrim

Në katër komunat veriore të Kosovës situata është e qetë dhe nuk është shënuar ndonjë incident gjatë natës.

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Veton Elshani.


“Situata është e qetë, nuk është shënuar ndonjë incident”, ka thënë Elshani.

Ndryshe, të hënën në orët e vona të mbrëmjes nga person/a të dyshuar është sulmuar me mjet shpërthyes komuna në Veri të Mitrovicës.

Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë
Lexo po ashtu Sulmohet me granatë dore objekti i komunës në veri të Mitrovicës, dëmtohen dy vetura të Policisë

Bazuar në informatat zyrtare dyshohet se në oborrin e objektit komunal në Mitrovicë Veri, afër hyrjes së objektit është hedhur një mjet shpërthyes, i cili dyshohet të ketë qenë granat dore, me ç’rast ka shkaktuar disa dëme materiale në veturat zyrtare.

Në konsultim me prokurorin kompetent është iniciuar rasti, “kryerja e veprës terroriste”. /Telegrafi/