LAJMI I FUNDIT:

Situata pas vërshimeve në Kosovë, MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe largim i ujit në shtëpitë dhe zonat e vërshuara

Situata pas vërshimeve në Kosovë, MPB: Intervenime në zona të caktuara dhe largim i ujit në shtëpitë dhe zonat e vërshuara

Shumë qytete në vend janë përballur gjatë kësaj jave me vërshime pas reshjeve të shiut në vend.

Klina, Skenderaj, Mitrovica, Istogu e qytete tjera janë më të prekura nga vërshime, derisa Ministria e Punëve të Brendshme bëri të ditur se nga mbledhja e raporteve periodike të të gjitha institucioneve relevante, pas ndaljes së reshjeve të shiut, vendi ynë ka kaluar natë të qetë, por me intervenime të ndryshme në zona të caktuara.


“Njësitet profesionale të AME-së po vazhdojnë angazhimin me pompa për largimin e ujit në shtëpitë dhe në zonat ku ka pasur përmbytje nga vërshimet. Aktualisht, po intervenohet edhe në infrastrukturën e prekur nga vërshimet në mënyrë që shërbimet dhe qarkullimi për qytetarët të normalizohet”, thuhet në njoftim.

MPB thekson se në fokus vazhdojnë të jenë kërkesat dhe nevojat e familjeve që janë evakuuar dy ditët e fundit.

Qendra Operative Emergjente e Ministrisë së Punëve të Brendshme do të vazhdojë koordinimin ndër-institucional me qëllim të reagimit në rastet e nevojshme dhe ndaj kërkesave të mundshme që do i pranojë nga komunat dhe nga qytetarët.

Ndryshe, Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bën të ditur se reshjet e shiut me intensitet të ndryshuar pritet të vazhdojnë edhe gjatë ditëve në vazhdim, deri më 25 janar.

Ndërkaq, Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njofton se uji në rrjetet shpërndarëse nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës nuk është brenda standardit të paraparë dhe nuk rekomandohet të pihet.

IKSHPK rekomandon konsumatorët që shfrytëzojnë këto rrjete shpërndarëse të ujit nga sisteme me vlera të shtuara të turbullirës që para përdorimit ta vlojnë ujin, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Pezulloi detyrat publike për shkak të akuzave ndaj bashkëshortes, Rama i del në krah kryeministrit spanjoll

Lajme

"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit

Lajme
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion

Drejtësi
Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Për herë të parë sot mbahet seanca në objektin e Komunës së Zubin Potokut

Lajme
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kalo në kategori