LAJMI I FUNDIT:

Situata e rënduar ekonomike, Murati: E domosdoshme të procedojmë me listat e pagave

Situata e rënduar ekonomike, Murati: E domosdoshme të procedojmë me listat e pagave

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se në kuadër të situatës së rënduar ekonomike e shohin të domosdoshme që edhe të procedojnë me listat e pagave, pavarësisht se nuk është bërë një përditësim.

Murati gjatë konferencës për media ka thënë zyrtarët kryesor komunal, përkatësisht zyrtarët financiar janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve në fuqi.


“Në kuadër të situatës së rënduar ekonomike e shohim të domosdoshme që edhe të procedojmë me lista. Megjithatë Ligji do duhej të zbatohet. Zyrtarët kryesor komunal, zyrtarët financiar janë përgjegjës për zbatimin e ligjeve në fuqi”, tha ai.

Sipas tij, ka qenë një papërgjegjshmëri e nivelit komunal, pasi siç u shpreh komunat nuk iu kanë dorëzuar listat e pagave, raporton Telegrafi.

Greva e punëtorëve në sektorin publik, Thesari në pritje të konfirmimit të listave të pagave
Lexo po ashtu Greva e punëtorëve në sektorin publik, Thesari në pritje të konfirmimit të listave të pagave

“Pagat e nivelit komunal, duhet të them me keqardhje se ka qenë një papërgjegjshmëri nga ana e nivelit komunal. Siç edhe ata e kanë shpjeguar, listat e pagave dorëzohen me datë 10 të muajit. Një gjë të tillë nuk është se ka qenë zbatim i qeverisë, por kërkohet që për orët e punuara të paguhet. Niveli komunal nuk e ka bërë një përditësim të tillë, përkundër pritjes dhe afatit shtesë. Do të ishte një papërgjegjshmëri nga MF që të procedonte të gjitha listat e pagave pa e bërë këtë korrigjim. Do të shohim edhe gjatë ditëve në vijim nëse një gjë e tillë do të ndodh, pasi komunat nuk i kanë përditësuar listat. Megjithatë ligji do të duhet të zbatohet”, theksoi ministri, Murati.

Ai më tej shtoi “ata që nuk e zbatojnë ligji do të përballen me masat që i parasheh ligji në fuqi”.

Ndryshe, pagat për punëtorët e institucioneve publike, të cilët janë grevë që nga 25 gushti nuk ishin ekzekutuar, ndërsa nga Thesari i shtetit ishte deklaruar se janë në pritje të konfirmimit të listave të pagave.

Thesari i Kosovës është institucion që menaxhon dhe bën ekzekutimin e pagave. /Telegrafi/