LAJMI I FUNDIT:

Sir Jonathan Ive

Sir Jonathan Ive

Jonathan Ive, shefi i departamentit të dizajnit në Apple, morri titullin e çmuar të kalorësit. Jonathan ka lindur në vitin 1967 në Britani të Madhe në Londër, ku dhe është rritur në pjesën verilindore të qytetit që quhet Chingford.

Titullin e kalorësit ai e fiton për meritat në fushën e dizajnit industrial, respektivisht ndikimit të madh të produkteve të Apple në botën bashkëkohore për të cilin kryesisht është meritor Ive. Jonathan tani ka të drejtë ta shkruaj emrin e vet si Sir Jonathan Ive, derisa emri i plotë i titullit është Knight Commander of the British Empire (KBE) – titullin e çmuar Commander of the British Empire (CBE) Ive a morri qysh më 2005.


Jonathan Ive në Apple është i punësuar që nga viti 1992, por vetëm me kthimin e Jobsit në kompani kah fundi i viteve të nëntëdhjeta të shekullit të kaluar kualitetet e tija për dizajn erdhën në shprehje. E tëra fillui me iMac G3 i cili (për atë kohë) kishte dizajn revolucionar, e edhe vet Jobs shpesh e theksonte Ive-in si “partnerin e tij shpirtëror”. Vetë Jonathan Ive shpesh si shembullin për dizajn e cekte emrin e Dieter Rams (ish shefin e dizajnit pranë kompanisë gjermane Braun) për shkak të pastërtisë së linjave dhe thjeshtësisë së punimeve dhe për vetë filozofinë e dizajnit të Rams të bazuar mbi dhjetë parimet e dizajnit të mirë. /Telegrafi/