LAJMI I FUNDIT:

Stefan Savic më i shtrenjtë te Mali i Zi, Milot Rashica te Kosova

Stefan Savic më i shtrenjtë te Mali i Zi, Milot Rashica te Kosova

Mali i Zi do të jetë nikoqir i përfaqësueses së Kosovës në kuadër të kualifikimeve për kampionatin evropian.

Malazezët do të mirëpresin “Dardanët” në stadiumin e qytetit të Podgoricës me fillim në ora 20:45.

Te dyja skuadrat kanë në radhët e veta lojtarë që vlerësohen në miliona euro dhe luajnë në ekipe të mëdha evropiane.

Milot Rashica kundër lojtarëve të Azerbajxhanit (Foto Ridvan Slivova/Telegrafi)

Lojtari më i shtrenjtë, por që nuk do të jetë në fushë shkaku i një lëndimi është mbrojtësi Stefan Savic i Atletico Madridit, i cili sipas ueb-faqes transfermarkt.de kushton 40 milionë euro.

Në radhët e Kosovës, rritjet të madhe të vlerës ka pasur Milot Rashica. Sulmuesi anësor i Werder Bremenit kushton 20 milionë euro.

Rritet vlera e lojtarëve të Kosovës, tani si ekip vlejmë 57 milionë euro – Rashica, Muriqi, Celina e Zeneli me rritje të ndjeshme
Lexo po ashtu Rritet vlera e lojtarëve të Kosovës, tani si ekip vlejmë 57 milionë euro – Rashica, Muriqi, Celina e Zeneli me rritje të ndjeshme

Ndryshe, Kosova zë pozitën e tretë të renditjes tabelore të grupit A me një pikë, po aq sa ka edhe Mali i Zi i vendit të katërt, por që ka një ndeshje më shumë. /Telegrafi/

Stefan Savic